Konsulencë-Outsource

Melita&Partners ofron zgjidhje të personalizuara për biznesin tuaj unik. Shërbimet tona të bazuara në cloud u japim ndërmarrësve më shumë liri, fleksibilitet dhe informacion për të marrë vendime më të mençura për biznesin. Dhe, shërbimet tona mund të rriten bashkë me ju, ashtu siç ndryshojnë nevojat tuaja.

mDIGITAL ACCOUNTING

Ne jemi një firmë shërbimesh profesionale e dedikuar për suksesin e bizneseve të vogla, prandaj ofrojmë shërbimin tonë të kontabilitetit. Ky shërbim është dizajnuar në mënyrë që të bëhemi departamenti juaj i brendshëm i kontabilitetit.

mDigital Accounting është zgjidhje e bazuar në cloud, e dizajnuar që të mbuloj funksionin e kontabilitetit i cili ju konsumon shumë kohë. Ju na dorëzoni të gjitha detyrat tuaja të kontabilitetit, duke përfshirë pagesën e faturave, regjistrimin e depozitave, pajtimin e llogarive bankare dhe më shumë. Me platformën tonë të avancuar të teknologjisë, ne mund të menaxhojmë të gjithë aktivitetin tuaj të kontabilitetit online. Ju thjesht dërgoni dokumentet tuaja burimore tek ne nëpërmjet një platforme të sigurtë në internet apo përmes fotove . Ekspertët tanë të kontabilitetit i përpunojnë dokumentet tuaja dhe pastaj ju i keni të gjitha dokumentet e kërkuara financiare online përfshier edhe raportet menaxheriale dhe financiare. Ne i mbajmë librat tuaj të përditësuara, ndërsa ju mund të gëzoni efikasitetin dhe sigurinë e një procesi të bazuar në internet.

SHËRBIMET E mDIGITAL ACCOUNTING PËRFSHIJNË

  • Mirëmbajtje të QuickBooks Online
  • Regjistrim të shpenzimeve
  • Llogaritë e pagueshme
  • Rekonsilim bankar
  • Llogaritë e arkëtueshme
  • Deklarime tatimore
  • Raportim menaxherial dhe financiar
  • Sigurim të cilësisë nga ekipi i mDA

SHËRBIMET TEKNOLOGJIKE

Teknologjia është miku i biznesit, derisa çdo gjë shkon mirë. Ofruesit e zgjidhjeve softuerike mund ta bëjnë si çështje shumë të lehtë; por shpesh, nuk është. Kjo është arsyeja pse ne në Melita&Partners i kushtojmë shumë kohë analizës dhe testimit të teknologjive më të avancuara që përmirësojnë jetën e klientëve tanë. Ekipi ynë ka zhvilluar një ofertë që kombinon zgjidhjet softuerike të trendeve globale të kombinuar me ekspertë të trajnuar për të revolucionarizuar mënyrën se si bëhet kontabilizimi.

Ne vazhdimisht kërkojmë përmirësimin e procesit dhe mënyrat për të ofruar një shërbim më të avancuar për klientët tanë. Qoftë nëse është softueri ose teknologjia specifike për industrinë ose për të ndihmuar në përzgjedhjen e platformave më të mira për nevojat unike të secilit klient. Ne kemi zhvilluar marrëdhënie të forta me partnerët tanë të teknologjisë, të cilat na lejojnë të qëndrojmë në avantazh. Dhe ne nuk ndalemi këtu. Ekipi ynë do ta bëjë teknologjinë të funksionoj. Rezultati është një përmirësim plug-and-play i rocesit që merr largon stresin nga teknologjia. Dhe ne jemi gjithmonë gati për të siguruar mbështetje kur keni nevojë për të.

SHËRBIMET TEKNOLOGJIKE MUND TË PËRFSHIJNË

  • Hulumtimi dhe verifikimi i programeve specifike të industrisë
  • Zgjedhja e sistemit
  • Implementimi i sistemit
  • Trajnim për stafin tuaj