quickbooks certified user

I çertifikuar për mjedisin e sotshëm të kontabilitetit

Kontabiliteti në shekullin e 21-të kërkon më shumë se vetëm njohuritë mbi parimet e kontabilitetit; ai kërkon aftësi për t’i identifikuar hollësitë dhe kështu studentët kanë nevojë për shkathtësi relevante kompjuterike. Intuit® QuickBooks, udhëheqës i industrisë për softuer të kontabilitetit menaxherial për ndërmarrësit dhe bizneset e vogla, ofron një platformë lehtë të kuptueshme për kuptimin e koncepteve të kontabilitetit ndërsa nxit përmirësimin e shkathtësive për aplikacionin i cili sot është më i përhapuri në kontabilitet për bizneset e vogla. Studentët mund t’i vlerësojnë njohuritë e tyre për tu bërë Shfrytëzues i Çertifikuar i Intuit QuickBooks (QBCU). Për më tepër shiqoni objektivat e QuickBooks Certified User.

Kodet e provimit për shfrytëzues të çertifikuar të QuickBooks përfshijnë qasjen si në testet QuickBooks Desktop ashtu edhe në testet QuickBooks Online ashtu që kandidatët mund t’i demonstrojnë aftësitë e tyre në cilindo version të QuickBooks që ata preferojnë.

Bëni dallimin lidhur me programin tuaj shkollor për biznes, kontabilitet, financa dhe ndërmarrësi

Një analizë e fundit e Certiport nga ana e instruktorëve të kontabilitetit në kolegjet me programet dy vjeçare ka zbuluar se 84% besojnë se studentët që përgatiten për një karrierë të kontabilistit duhet të familjarizohen me QuickBooks.

Përfitimet kryesore nga çertifikimi për QuickBooks

    • Vlerësimi i njohurive dhe aftësive në QuickBooks për një pozitë në botën e kontabilitet profesional
    • Demonstrimi i aftësive të kontabilitetit në një mënyrë të prekshme dhe të matshme
  • Pozicionimi i vetes si një kandidat i besueshëm karshi punëdhënësit

Resurset për mësim, praktikë, çertifikim dhe shkëmbim.

Përmes solucionit të Certiport ne mund t’ju përgatisim për çertifikim në QuickBooks me material të përshtatshëm mësimor, teste praktike, dhe provimet e çertifikimit të mbështetura nga Programi Intuit Education.

Versioni online për Shfrytëzuesin e Çertifikuar në QuickBooks

QBCU do t’i testojë kandidatët lidhur me tiparet e reja që gjenden në softuerin QuickBooks. Edhe pse shumë nga tiparet janë të ngjashme, QuickBooks Online është shërbimi jonë i abonimit i bazuar në cloud (cloud-based) i cili ofron fleksibilitet për kujdesin e biznesit në çfarëdo kohe, në çfarëdo vendi. Me versionin Online ju testoheni për tiparet e reja përfshirë ruajtjen e faturave në telefon mobil, mbështetjen përmes aplikacionit të bazuar në cloud, punën nga çdo vend në çfarëdo pajisje elektronike, qasjen e menjëhershme të dosjeve për kontabilistët, përgatitjen dhe dërgimin e faturave në mënyrë automatike.

Versioni Desktop për Shfrytëzuesin e Çertifikuar në QuickBooks

QBCU ofron çertifikimin për njohuritë bazike të kontabilitetit dhe pajisjeve ndihmëse të softuerit QuickBooks Desktop që përfshinë dosjet e shumëfishta të kompanisë, azhurnimet vjetore, dhe ruajtjen dhe rikthimin e të dhënave. QuickBooks Desktop është një softuer kontabilitetit që shkarkohet vetëm një herë dhe përmban karakteristikat dhe raportimin që janë specifike për këtë industri.

Shënim: Çertifikimi në QuickBooks Desktop bazohet në udhëzuesit e kontabilitetit në SHBA. Provimi QuickBooks Online është në dispozicion si në versionin e SHBA-së ashtu edhe në versionin global.