Partner Menaxhues
Melita është gruaja e cila i jep energji ekipit për tu zhvilluar, që nga themelimi. Karrieren në kontabilitet e filloi gjatë kohës së okupimit në vendlindjen e saj, për të vazhduar punën në sektorin bankar dhe në sektorin e OJQ-ve në pozita menaxhuese. Me zhvillimin e ekonimisë vendore dhe fillimin e privatizimit, Melita u bë pjesë e ekipit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në pozita të ndrysme menaxheriale e më pasë duke vazhduar punën si konsulente e pavarur në projekte zhvillimore të financuara nga donatorë ndërkombëtarë si USAID e BE. Që nga viti 2010 së bashku me Arbenin janë themelues të kompanisë Melita&Partners. Melita aktivisht vazhdon të mirret edhe me punë vullnetare duke organizuar Vital Voices Global Mentoring Walk, për ti përkrahur gratë në biznes.