Ne e dimë biznesin e vogël. Ne kemi punuar për biznese dhe organizata si ju që nga viti 2010. Në fakt, Melita&Partners SHPK u çertifikua nga Intuit si Certified QuickBooks® ProAdvisors dhe Intuit Authorized Affiliate që prej vitit 2009. Një arritje e jashtëzakonshme për një biznes i vogël. Kjo na ka frymëzuar që gjërat e mëdha janë vërtet të mundshme dhe na ka bërë që të jemi lider në ofrimin e zgjidhjeve për menaxhim financiar për biznese dhe organizata të ndryshme përmes softuerit QuickBooks® dhe solucioneve tjera ndihmëse. Me zgjidhjet softuerike që ne ofrojmë, përfshirë edhe optimizimin e proceseve të punës, trajnimeve dhe përkrahjes së vazhdueshme, bëjmë që klientat tanë të ndihen të sigurtë në vendimarrje me informacione të sakta dhe në kohë reale.
QuickBooks Certified User dhe Entrepreneurship and Small Business ju ka shtuar gamës sonë të shërbimeve duke na bërë përsëri lider në rajon në ofrimin e këtyre çertifikimeve vitin 2017 përmes partneritet me Certiport®.
SHËRBIMI
Jemi të vendosur të bëjmë më të mirën – për klientët tanë, për njëri-tjetrin, për biznesin tonë dhe për komunitetin tonë. Me çdo klient dhe projekt, ne e demonstrojmë këtë angazhim duke bërë punë shtesë në çdo gjë që bëjmë, duke siguruar vlerë që tejkalon pritjet dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin të kuptojmë qëllimet dhe potencialin tonë. Ne gjithashtu e kuptojmë rëndësinë e shërbimit dhe përpiqemi ta lëmë botën pak më të mirë se sa e gjetëm.
INTEGRITETI
Kush jemi është po aq e rëndësishme sa ajo që arrijmë. Ne i qasemi çdo klienti dhe çdo situate me ndershmëri, integritet dhe një kod të fortë të etikës. Ne “praktikojmë atë që zotohemi” dhe zbatojmë të njëjtin kod etik për ndërveprimet tona me njëri-tjetrin.
INOVACIONI
Ne kemi një respekt të madh dhe admirim për ndërmarrësit. Në fund të fundit, ne jemi ndërmarrës vetë. Pra, ashtu si liderët e biznesit me të cilët punojmë, ne jemi inovative dhe të përkushtuar për zgjidhjen kreative të problemeve. Ne jemi lider në rrugën për të sjell teknologji të reja dhe për të ofru ekspertizë për klientët tanë, duke kriju një kornizë që na lejon të rritemi dhe të zhvillojmë udhëheqës të rinj brenda kompanisë sonë.
ZHVILLIMI PERSONAL
Ne jemi të pasionuar për klientët tanë dhe vlerën që krijojmë për ta, por kjo nuk është e tëra. Ne gjithashtu vlerësojmë dhe respektojmë qëllimet tona për rritje dhe zhvillimin. Ne besojmë se sa më mirë të balancuar të jemi, aq më mirë ne jemi në gjendje të shërbejmë klientët tanë dhe njëri-tjetrin.