Çfarë është çertifikimi i ndërmarrësisë dhe bizneseve të vogla (ESB)?
ESB është produkti i parë i çertifikimit në Programin e Çertifikimit Bazik për Biznese – Certiport. Qëllimi është që provimi i ESB kryesisht të përdoret në mjediset akademike përfshirë shkollat e mesme, shkollat profesionale, kolegjet, dhe kolegjet teknike.
Nga kandidatët për çertifikimin ESB pritet që të kenë njohuri kyçe ideore lidhur me parimet e ndërmarrësisë dhe bizneseve të vogla, edhe pse për kalimin e provimit nga studentët nuk pritet të kenë një përvojë nga bota reale si menaxher i bizneseve të vogla.
Përfundimi i suksesshëm i këtij çertifikimi do t’i bën të vlefshme aftësitë dhe njohuritë për ata studentë që janë të interesuar të punojnë në një profesion tregtar me aftësi mesatare si menaxher dhe ata që kanë aspirata të kenë një karrierë në ndërmarrësi dhe biznese të vogla.
Pse studentët duhet të studiojnë dhe të synojnë çertifikimin në ESB?
Pavarësisht a është një sallon i bukurisë në një qytet metropolitan, një fast food në ndonjë lokacion frekuentues, apo garazh automekaniku në periferi, një numër jashtëzakonisht i madh i bizneseve të vogla mund të gjendet gati çdo kund. Në fakt, sipas një raporti të fundit nga Business.com, “çdo minutë hapet një biznes i ri dhe diku 50% e gjithë punëtorëve deri në vitin 2020 do të jenë të vetë punësuar.” (The State of Small Business in America , 2015, Business.com)
Çertifikimi ESB i angazhon dhe përgatit ata studentë të cilët do të vijojnë trajnime plotësuese pas shkollës së mesme ose të cilët vendosin të hyjnë në sektorin e bizneseve të vogla menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Konceptet e ndërmarrësisë të vlerësuara nga ky çertifikim do të sigurojnë që këta studentë të jenë të gatshëm për studimet universitare dhe karrierë.
Objektivat e Çertifikimit të Ndërmarrësisë dhe Bizneseve të Vogla (ESB)
Çertifikimi ESB krijohet për testimin dhe vlerësimin e koncepteve dhe njohurive bazike në menaxhimin e ndërmarrësisë dhe bizneseve të vogla. Këto koncepte thelbësore përfshijnë ndërmarrësinë; njohjen dhe vlerësimin e mundësive; planifikimin për fillimin dhe operimin e biznesit; marketingun dhe shitjet; dhe menaxhimin financiar. Për secilin koncept thelbësor, provimi ESB do ta çertifikojë njohurinë dhe aftësitë në disa objektiva specifike:
Ndërmarrësi:
- Identifikoni karakteristikat e ndërmarrësve,
- Në një skenar të caktuar që përfshinë një rezultat të vetë vlerësimit, identifikoni fuqitë dobësitë, tolerancën e rrezikut që identifikohet gjatë vetë vlerësimit ,
- Në një skenar të caktuar, njihni një mundësi biznesore,
- Identifikoni rreziqet, përfitimet, mundësitë dhe mangësitë e një ndërmarrësi.
Njohja e mundësisë:
- Identifikoni përfitimet dhe mangësitë e llojeve të ndryshme të mundësive (p.sh., filloni një biznes të ri, blini një biznes ekzistues, dhe blini një franshizë),
- Në një skenar të caktuar, analizoni kërkesën për mallrat ose shërbimet dhe mundësitë në një mjedis,
- Në një sektor të caktuar, identifikoni klientët ose klientët potencial për një biznes,
- Në një sektor të caktuar, njihni inovacionet që i tërheqin klientët.
Fillimi i një biznesi:
- Identifikoni qëllimet dhe vlerën e një plani biznesor,
- Identifikoni strukturën e duhur ligjore, përfitimet dhe mangësitë për strukturat e ndryshme ligjore për një biznes,
- Në një skenar të caktuar, identifikoni llojet e ndryshme të licencave dhe rregulloreve që kërkohen,
- Identifikoni përfitimet dhe mangësitë e burimeve të ndryshme për financimin e të bizneseve të reja: Kapitali (shokët/familja, sipërmarrjet), Borxhet (banka, kartat kreditore, kreditë personale), dhe Grantet (qeveria, fondacioni, korporata),
- Në një skenar të caktuar, identifikoni mbështetjen që është në dispozicion për biznesin nga niveli lokal dhe shtetëror,
- Identifikoni praktikat etike dhe përgjegjësitë shoqërore të një biznesi,
- Identifikoni strategjitë e mundshme të tërheqjes së një biznesi nga tregu.
Operacionet biznesore:
- Në një skenar të caktuar, identifikoni pozitat kryesore dhe nevojat e kapitalit njerëzor (përshirë kompensimin dhe benefitet),
- Në një skenar të caktuar, përcaktoni nëse puna mund të realizohet nga pronari ose nëse punonjësit ose ofruesit e shërbimeve janë të nevojshëm
- Në një skenar të caktuar, identifikoni tatimet e nevojshme ,
- Në një skenar të caktuar, identifikoni çështjet e pronës intelektuale lidhur me markat tregtare, të drejtat e autorit dhe patentat,
- Në një skenar të caktuar, identifikoni procedurat standarde të operimit (p.sh. krijimi, realizimi, kontrollet e brendshme, ndarja e detyrave),
- Në një skenar të caktuar, identifikoni faktorët që shpiejnë në qëndrueshmëri,
- Në një skenar të caktuar, identifikoni arritjet e rëndësishme si pjesë e strategjisë së zhvillimit .
Marketingu dhe Shitjet:
- Në një skenar të caktuar, zhvilloni një strategji të shitjeve dhe identifikoni karakteristikat e një shitje të suksesshme,
- Në një skenar të caktuar, identifikoni dhe analizoni kostot/benefitet e gjetjes së klientëve,
- Në një skenar të caktuar, identifikoni se si t’i ruani klientët dhe krijoni një raport me klientët e fituar,
- Në një skenar të caktuar, përcaktoni vlerën dhe metodat e komunikimit përfshirë: web faqet, broshurat, mediat sociale, dhe reklamimin.
Menaxhimi financiar:
- Në një skenar të caktuar, interpretoni raportet financiare bazike të tilla si raporti i pasqyrës së të ardhurave dhe bilanci i gjendjes
- Në një skenar të caktuar, identifikoni faktorët që ndikojnë në klasifikimin e rrezikut kreditor dhe rëndësinë e një klasifikimi pozitiv të rrezikut kreditor
- Në një listë të shpenzimeve, identifikoni cilat janë shpenzimet fikse dhe cilat variabile
- Në një skenar të caktuar , identifikoni faktorët që ndikojnë në çmimin për klientin
- Në një skenar të caktuar, identifikoni dhe analizoni rrjedhën e parasë, përfshirë: llogaritë e arkëtueshme, llogaritë e pagueshme, stoqet dhe detyrimet tjera.
- Në një skenar të caktuar, krijoni një buxhet të rrjedhës së parasë
- Në një skenar të caktuar, identifikoni pikën e baraspeshuar (break even point) mes të hyrave dhe shpenzimeve për biznesin.