QuickBooks është një paketë softuerike për kontabilitet e zhvilluar dhe tregtuar nga Intuiti. Intuiti është një kompani amerikane e cila ka filluar punën fillimisht për menaxhimin e financave individuale, ndërsa sot produktet e QuickBooks janë të orientuara kryesisht drejtë bizneseve të vogla dhe të mesme. Në vitin 2005, QuickBooks kishte 74% të tregut amerikan ndërsa në vitin 2008 kjo shifër është rritur në 94.2%. Pjesë e QuickBooks janë më shumë se 50.000 kontabilistë dhe konsulentë biznesi të pavarur dhe në mbi 4.3 milion përdorues.
Edicionet e QuickBooks Desktop janë:
- Pro
- Premier
- Enterprise
- Accountant