Blerja e softuerit QuickBooks® dhe implementimi i tij për biznesin është një hap i rëndësishëm. Mirëpo, me qëllim të shfrytëzimit maksimal të dobive që sjell QuickBooks®, ne ofrojmë edhe shërbime të trajnimeve në punë për versionet e caktuara të QuickBooks® si Pro, Premier, Accountant, Enterprise Solutions dhe Online Solutions për të gjitha industritë. Përmes këtyre trajnimeve ju mund të mësoni si të përdorni në mënyrë më efikase veglat e QuickBooks® që janë të rëndësishme për biznesin tuaj, si të jeni më të organizuar dhe të kurseni kohë asisojnë atë mënyrë që biznesi juaj të jetë më efektiv. Trajnimet i mbajmë në lokacion tek ju dhe jemi aty për t’u përgjigjur pyetjeve dhe brengave specifike tuaja, kështu ju nuk humbisni kohë në gjërat që nuk kanë të bëjnë me biznesin tuaj.