Teknologjia e Sistemeve të Kontabilitetit do të jetë çelësi për të fituar klientë të rinj në vitin 2019

Arben Ymeraga, Drejtor Ekzekutiv

3 minuta lexim

Një nga parashikimet që pritet të realizohet gjatë vitit 2019, do të jetë që shfrytëzimi i internetit do të tejkaloj shfrytëzimin e TV në kontekstin e konsumit të minutave të informacioneve përmbajtësore (këtu nuk llogaritet koha që shpesh na ndodh që TV e kemi të kyçur dhe nuk e përcjell askush

:). Kjo nënkupton se informacionet financiare do të qarkullojnë shumë më shpejt dhe më i lirë se kurrë. Qasja më e madhe në të dhëna relevante për kompanitë, automatizimi i proceseve dhe mundësitë e pakufishme të integrimit të softuerëve lider të kontabilitetit në cloud si QuickBooks®, Xero® me vegla të ndryshme (si p.sh. me CRM, POS, pagesa online) po i fuqizon edhe më shumë personat kyc vendimarrës në kompani duke u mundësuar atyre të marrin vendime të përgjegjshme dhe më të informuara. Inkorporimi i intelegjencës artificiale dhe procesi i vetmësimit të makinave në softuere dhe aplikacione të ndryshme premton të zbuloj informacione më të thella se sa që mund të gjenerojnë analizat e tanishme. Automatizimi i proceseve të porosive nga klientat, faturimit, zinxhirit të furnizimit, kontrollës së kredive, parashikimi i rrjedhës së parasë, rikonsilimi, raporti i saktë i KMSH, gjenerimi i raporteve instant të profitabilitetit do të redukoj kohën që kontabilistët deri më tani kanë shpenzuar në këto detyra duke iu qasur në formë tradicionale dhe duke u japur hapësirë atyre të jenë më të vlefshëm për bizneset me të cilët bashkëpunojnë. Me informata në kohë reale, fokusi tek puna e kontabilistit është duke e transformuar nga ajo reaktive në dicka proaktive, nga ajo cfarë ka ndodhur muajin e kaluar në atë se cka do të ndodh në muajin vijues. Kjo po e transformon rolin e kontabilistit në konsulent dhe planifikues të së ardhmes.Si do të ndikoj kjo tek biznesiPërfitimet për bizneset janë të qarta. Bizneset, pa marrë parasysh se sa të vogla, do të kenë qasje në informacione dhe raportime financiare në kohë reale dhe me qasje mobile kudo që janë. Kjo do t’u mundësojë atyre të ndërmarrin veprime preventive ose të reagojnë menjëherë në situata të reja të zhvilluara. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pronarët e bizneseve të vogla të cilët deri më tani janë mbështetur kryesisht në raportime mujore dhe pa analiza dhe parashikime për të ardhmen. Me një sistem të integruar të kontabilitetit si QuickBooks® çdo biznes mund ti mbaj klientat ekzistues duke planifikuar bashkarisht për porositë mujore, tremujore dhe vjetore. Të gjitha këto informata ruhen në sistem si të dhëna jashtëbilancore dhe ndihmojnë në planifikim të shitjeve, porosive të lëndës së parë dhe mbi të gjitha planifikimin e rrjedhës së parasë. Por ka edhe konsumator të cilët kërkojnë përvoja të blerjeve të personalizuara dhe sa më shumë që biznesi ka njohuri për konsumatorin e tij aq më tepër mund të personalizohen kërkesat. Nëse ndjeket trendi dhe bëhen oferta promocionale të personalizuara gjasat janë shumë të mëdha që konsumatori të jetë i ndërlidhur vazhdimisht me produktet dhe shërbimet e biznesit të caktuar. Konkurrenca në treg cdo ditë e më shumë është duke u bërë më e ashpër prandaj vetëm ato biznese që aplikojnë teknologji të reja do të mund të nxjerrin informacione analitike që do ju mundëson të operojnë me minimum stoqe duke redukuar kostot e panevojshme dhe duke kursyer kapitalin por edhe duke avancuar njohuritë e stafit dhe duke krijuar punonjës më të ditur. Punonjësit të cilët mund të gjejnë shpejt dhe me lehtësi se a ka mall të caktuar në depo apo pikë të shitjes në lokacion tjetër, informacione shtesë mbi produktin apo informacione se kur pritet të vie malli i caktuar do të fitojnë më shumë besim tek konsumatorët gjë që do të ndikon shumë në rritjen e shitjeve dhe përfitimin e klientave të rinj. Përpos aspektit të shitjes dhe menaxhimit të konsumatorve sistemet digjitale të kontabilitetit si QuickBooks® mundësojnë që raportet financiare ti kemi në kohë reale. Përfundimisht bizneset kosovare kanë filluar të kuptojnë që kontabiliteti nuk mbahet vetëm për nevoja të deklarimit të obligimeve tatimore, apo prezentimit para institucioneve bankare por mbi të gjitha për nevoja të vet biznesit. Thjeshtë një biznes pa sistem digjital të kontabilitetit është si një anije në oqean, por pa radar, të cilën valët e bartin kudo dhe pa asnjë orientim. Me rritjen e gjasave për lëvizje të lirë dhe liberalizim të vizave do të rriten mundësitë e bashkëpunimit mes ndërmarrsve kosovar dhe atyre ndërkombëtar. Njëra ndër pikat kyce gjatë diskutimit të partneritetit është menaxhimi financiar pasi gjuha e biznesit janë numrat. Në momentin që kycemi në tregun europian bizneset kosovare duhet të luajnë sipas rregullave të “Ligës së Kampionëve” dhe raportimi bëhet sipas standardeve ndërkombëtare IFRS. Sistemet digjitale të kontabilitetit duhet të garantojnë mbrojtjen e privatsisë në pajtim me rregulloren e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave (GDPR) ku partneri nga jashtë dëshiron në cdo kohë te ketë qasje në sistem dhe monitoroj perfomancën e kompanisë. Pra, si pronar i një biznesi ju inkurajojmë të shikoni në çdo fushë të operacioneve tuaja për të zbuluar se si teknologjia mund të modernizojë operacionet, të ulë kostot, të zgjerojë kufijtë dhe të rrisë produktivitetin. Ne do punojmë me ju për të kuptuar nevojat e biznesit tuaj dhe si mund t’ju ndihmojmë që ju të arrini qëllimet e juaja.

Gëzuar vitin e ri 2019!