Me pas mi bo ditën 48 orë nashta kish mjaftu!

Melita Ymeraga, Kontabiliste e Çertifikuar
Themeluese – Melita&Partners

2 minuta lexim


Shpesh takoj pronar/e të bizneseve të vogla të cilët kanë arritur në një pikë kritike të zhvillimit por kurrsesi të kalojnë në korsinë e majtë të rrugës. Sado që ndërmarrin një hap të guximshëm për rritje duke ofru produkte dhe shërbime të reja, elani dhe entuziazmi frenohet prej punëve rutinore të cilat është zor me i heq qafe. Shumë prej tyne thonë se brenda ditës mirren me 1 milion gjana të ndryshme dhe se kjo i bën persona të sukseshëm e multitasking.

Por, nëse analizohet se në çka shpenzohet koha kualitative, atëherë është e qartë pse ka vështirësi në rritje të biznesit. Pronari mirret me furnizime, faturime të klientit, menaxhim të arkës, mbajte të shënimeve diku në fletore apo excel, kush i ka borxh dhe kujt i ka biznesi borxh, data e këstit të kredisë, a e pagova rrymën, internetin… dhe në fund kur dëshiron të siguroj një informacion duhet të humb shumë kohë për një info shumë të bazike, p.sh. kush i ka borxh? Apo si me i mbedh mjetet për këst të kredisë? . Kjo gjë është e zakonshme për çdo biznes të vogël dhe kjo ndodh në tërë botën, jo vetëm tek ne. Vetëm ndaluni e mendoni sa kushton koha e një ndërmarrësi që mirret me detaje të vogla dhe sa ja vlen me e humb kreativitetin për biznes tuj e mbyt vehten me punë monotone e rutinore.

Për shumë pronarë, biznesi i tyne është si fëmija i tyne. Kuptohet, është e vështirë të heqësh dorë nga kontrolli. Si çdo fëmijë që rritet dhe kërkon të gjej rrugën e vet, ashtu edhe biznesi duhet të delegoj kontrollet e punëve në mënyrë që të rritet dhe zhvillohet. Në këtë rrugëtim, pronarët shumë shpejtë e kuptojnë se të dhënat financiare të azhurnume dhe të sakta janë kritike për suksesin e biznesit të tyre.

Zakonisht bizneset e vogla i mbajnë librat vet dhe një minikontabilitet për mi pas letrat më afër dhe për mi kursy do para, ndërsa kontabilistin e angazhojnë vetëm për deklarime tatimore. Dhe, kur duhet me marr vendime të shpejta të bazuara në informata financiare, duhet me prit që kontabilisti me ardh 1 herë në muaj me ju mbledh letrat dhe me ju gjeneru raporte pas 2 muaje!!! Jo më!

Në vitin 2019 është koha që ju të punoni ndryshe dhe të delegoni këto detyra tek kontabilisti juaj virtual përmes teknologjisë cloud dhe shërbimeve mDigitalAccounting.

mDigitalAccounting është zgjidhje e dizajnuar që të mbuloj funksionin e kontabilitetit përmes një platforme të avancuar teknologjike në cloud, duke kalu tek ne të gjitha detyrat, përfshi regjistrimin e shpenzimeve, regjistrimin e bankës, arkës, blerjeve, pagave, deklarimet tatimore dhe më shumë. Ju thjesht dërgoni dokumentet tuaja burimore tek ne nëpërmjet një platforme të sigurtë në internet apo përmes fotove. Ne përpunojnë dokumentet tuaja dhe ju i keni të gjitha online, të arkivuara dhe në formë të raporteve menaxheriale dhe financiare. Kështu, ju mund të gëzoni efikasitetin dhe sigurinë e një procesi të bazuar në internet.

Nëse ideja për të kalu në cloud ju bën të pasigurtë dhe e shikoni me dyshime, ndaluni dhe shikoni prej një këndvështimi tjetër. Me ruajten e shënimeve tuaja në teknologjinë cloud të dhënat e juaja janë më të sigurta se “nër jastyk”.

QuickBooks Online – lider në teknologjinë cloud, ju ofron siguri shumë të lartë të shënimeve, më të lartë se sa sistemet bankare. Humbja, vjedhja apo dëmtimi i një kompjuteri nuk rezulton në humbje të shënimeve me vlerë për biznesin tuaj.  

Ndryshimet nga rutina e përditshme nuk janë të lehta, por nëse ndërmerrni hapa të vegjël përfitimet do të jenë të mëdha. Ju sigurojmë që nëse e ndani një shumë të vogël të parave për këto shërbime për një kohë të caktuar, ju do t’ia dilni të rritni biznesin dhe nuk do të keni nevojë të punoni 24 orë në ditë! Ju vetëm duhet të ndryshoni se si do ti shfrytëzoni ato orë, kurse për të tjera kujdesemi ne.

Qiti letrat n’vij! Kalo sot në mDigitalAccounting!