mDigitalAccounting! Pako e duhur për Firmat e Kontabilitetit.

Melita Ymeraga, Kontabiliste e Çertifikuar

Themeluese – Melita&Partners

3 minuta lexim

Transformimi digjital ka revolucionarizuar bizneset në përgjithësi, dhe përjashtim nuk bën as profesioni i kontabilitetit dhe auditimit. Sipas raportit McKinsey, 86% e të gjitha detyrave aktuale të ndërmarra nga auditorët, kontabilistët dhe llogarimbajtësit kanë potencial për t’u automatizuar. Në anën tjetër bizneset e vogla dhe të mesme bëhen më kërkuese për shërbimet digjitale. Prandaj, roli i kontabilistëve dhe auditorëve profesionistë si këshilltarë të besueshëm, i kombinuar me kompanitë digjitale, hap mundësi të reja nëse kontabilistët dhe auditorët i shfrytëzojnë këto mundësi që teknologjia është duke i ofruar. Bazuar në këto trende, ne kemi zhvilluar pakon tonë më të re për firmat e kontabilitetit.

Avancimi më i madh në Firmen tuaj të kontabilitetit

Me platformën mDigitalAccounting, nuk ka kufizim se sa mund të rrisni listën tuaj të klientëve të cilëve ju ofroni shërbime të kontabilitetit, padyshim të cilësisë së lartë.

Një metodologji moderne e kontabilitetit. Softuer fleksibil sipas nevojave të klientëve tuaj, procesim automatik i të dhënave dhe raportim në çdo kohë dhe nga kudo. Mbështetje nga ekspert të çertifikuar të softuerit dhe kontabilitetit. Të gjitha në një vend!

Kujt i dedikohet?

Programi Partner i Kontabilitetit mDigitalAccounting është i dizajnuar për firmat e kontabilitetit, kontabilistët, CFO –të, që duan të rrisin bizneset e tyre.

Pse të bëheni Partner me mDigitalAccounting?

Sillni firmën tuaj të kontabilitetit në hap me trendet globale përmes platformës mDigitalAccounting. Ndërsa ju ofroni një eksperiencë të pandërprerë për klientët tuaj, duke i mbajtur shpenzimet e ulëta dhe saktësinë e lartë. mDigitalAccounting e bën firmën tuaj më produktive duke reduktuar stresin dhe duke ju ofruar kohë për shërbime më të rëndësishme.

Ju përfitoni?

  • Softuer kontabiliteti QuickBooks dhe setup fillestar

Mbështetje gjithëpërfshirëse nga mDigitalAccounting së bashku me një ekip ekspertesh të dedikuar. Ne do t’ju bëjmë gati setup-in e softuerit për klientët tuaj ekzistues dhe ata të rinj. Do t’ju ndihmojmë me bartjen e gjendjes fillestare duke ju siguruar që setup-i do të jetë i përshtatur sipas nevojave të klientit tuaj. Keni nevojë për ndihmë? Jemi në dispozicion në çdo kohë.

  • Platformë kolaborimi dhe procesim të të dhënave për klientët tuaj

Mundësi për të menaxhuar të gjithë klientët tuaj nëpërmjet platformës mDigitalAccounting dhe aplikacionit mobil. Ngarkoni dokmente të ndryshme për regjistrim: si fatura, ekstrakte të bankës, lista të pagave etj. Mundësi të gjeneroni raporte financiare, raporte menaxheriale dhe të bisedoni me ekipin mDigitalAccounting sipas nevojës.

  • Financa të përsosura

Nuk ka më lomsh të letrave të cilat presin për t’u regjistru gjatë kohës së deklarimit të tatimeve. Me mDigitalAccounting, firmat e kontabilitetit mund të shkarkojnë vëllimin e përditshëm të punës (futja e të dhënave, rekonsilimet bankare, klasifikimet), duke ju lejuar që të përqëndroheni në shërbimet këshilluese të nivelit më të lartë me klientin. Kështu, klientët tuaj marrin kontabilitet të saktë dhe në kohë dhe me kosto efektive. Jo më punë deri në orë të vona për futjen e të dhënave – atë na kaloni neve!

Klientët tuaj përfitojnë?

  • Kontabilitet të shpejtë dhe të përditësuar dhe financa të sakta çdo muaj. Ne merremi me të gjithë punën e përditshme manuale, kështu që ju dhe klienti juaj mund ta kaloni kohën tuaj në prioritetet tjera të kontabilitetit. Klientët tuaj nuk kanë asnjë vonesë në shërbim ose joproduktivitet për shkak të mungesës suaj, sepse tani ju do të jeni aty çdo herë që është e nevojshme.
  • Një portal qendror për të lidhur llogaritë e tyre financiare dhe jofinanciare. Ne sigurohemi që të dhënat përpunohen dhe organizohen automatikisht. Klientëve tuaj ju sigurojmë kontabilitet të pandërprerë, duke marrë shërbimet këshilluese të nivelit të lartë nga ju.
  • Një pako të fundit të vitit në mënyrë që klientët të jenë të gatshëm të bëjnë deklarimet e tatimit në fitim. Do të përfshijmë pasqyrat financiare të gatshme për tatimet, bilancin vërtetues dhe dokumentacionin për fushat që mund të kenë nevojë për rishikimin tuaj. Koha e deklarimeve vjetore  është shumë më pak stresuese me ne.

Qiti letrat n’vij, kalo sot në mDigital Accounting!