Një udhëzues për menaxhim të sukseshëm të restorantit

Arben Ymeraga, 4 minuta lexim

Pronarët e restoranteve kanë një nga punët më të kërkuara – ofrimin e ushqimit të shijshëm  dhe të freskët.

Restorantet e sukseshme lulëzojnë falë ushqimit të shijshëm, të përgatitur me finesë,  nivel të lartë të shërbimit dhe higjienës, por kjo nuk është e tëra. Një pjesë shumë e rëndësishme është menaxhimi i një biznesi të tillë, e kjo është një tregim komplet tjetër.

Drejtimi i një restoranti është njëjtë si drejtimi i cfarëdo biznesi tjetër.  Ju duhet të siguroheni që financat tuaja janë të menaxhuara mirë dhe kjo do të thotë të dini një gjë (ose 100) në lidhje me kontabilitetin dhe financat e restorantit. Nuk mjafton vetëm me e mbledh pazarin ditor.

Por si të mirreni me kontabilitetin e një restoranti nëse nuk keni ndonjë përvojë? Si të monitoroni rrjedhën e parasë,  koston për një meny, shpenzimet e përgjithshme dhe më e rëndësishmja, si e përcaktoni shëndetin e përgjithshëm financiar të restorantit tuaj? Nëse restoranti juaj vlon nga klientat, kjo do nënkuptonte që duhet të jetë biznes financiarisht i suksesshëm, apo jo? Jo gjithmonë.

Ekzistojnë shumë tregues të shëndetit financiar të një restoranti, përveç trafikut të klientave. Mbajtja e librave dhe kontabiliteti janë shumë të rëndësishëm për të kuptuar pasqyrën financiare.

Pavarësisht se kush ju mban kontabilitetin  në restorantin tuaj, udhëzimet e mëposhtme do ju ndihmojnë që ju të zotëroni financat e juaja që mëpastaj të relaksuar të vazhdoni shërbimin e ushqimeve të shijshme dhe freskëta për klientët e juaj. Mëposhtë janë disa nga këshillat e menaxherve të restoranteve të sukseshme.  

Monitoroni Kostot Primare në baza ditore

Nëse nuk i monitoroni shpenzimet çdo ditë, ju  humbasni një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur profitabilitetin. Për të drejtuar një restorant që në të vërtetë fiton dhe është profitabil është thelbësore të monitorohen indikatorët kryesorë të performances (KPI)

Kuzhina

Kuzhina juaj është vendi kryesor ku ju mund të zvogëloni kostot dhe të rrisni prodhimin. Monitorimi i asaj se cfarë hyn dhe del nga kuzhina juaj do t’ju lejojë të përqendroheni për të zvogëluar mbeturinat, hudhjet  dhe kostot. Këtu janë disa IKP të menaxhimit të kuzhinës që ju sugjerojmë të ndiqni:

Kosto e mallit të shitur (KMSH) – Nëse e përcjellni vetëm një indikator në kuzhinën tuaj, atëherë ky indikator është patjetër. Kostoja e mallrave të shitura është kostoja më e madhe për çdo restorant; të kuptosh normativat e produkteve të menysë dhe të analizosh se ku mund të ulësh kostot është faktori kyç për rritje profitabilitet.

Popullariteti  dhe profiti i një artikulli në meny – Si i caktoni çmimet e artikujve në meny ndikon në profitabilitet. A e dini se cili ushqim jep  kthimin më të madh dhe sa mirë po shitet ai artikull? Profiti i lartë në një meny është mirë, por nëse nuk shitet shumë nuk çon peshë.  Ndoshta artikujt që shiten më shpejtë por me një margjinë më të ulët profiti mund të jetë kanali kryesor i të hyrave. Pa këto informata ju nuk mund të ridizajnoni menytë e reja dhe merrni vendime për promocione të ndryshme. Në momentin që ju i keni këto informacione, me teknologji të sodit ju mund të bëni promocione për produkt të caktuar, pikë të shitjes të caktuar,  për ditë të caktuara të javës apo edhe kombinime të produkteve.

Menaxhimi i stoqeve dhe hudhjet e ushqimit – janë një sfidë e madhe në industrinë e restoranteve. Çdo menaxher restoranti e ka për objektiv që gjithmonë të ketë ne dispozicion përbërës që janë të freskët dhe në sasi të mjaftueshme për të menaxhuar porositë. Përcjellja e asaj se cfarë shitet në kohë të caktuar dhe mirëmbajtja e informacioneve për sasi minimale është esenciale. Një KPI është rrotullimi i stokut që kalkulohet si shitjet neto pjestuar për koston mesatare të stokut. Në anën tjetër përcjellja e hudhjeve  të ushqimit ju ndihmon të bëni planifikime më të mira. Ju ndihmon të bleni kur dhe cka ju duhet, që dërgon tek një menaxhim më i mirë i deposë duke siguruar gjithmonë artikuj të freskët. Kjo mund të ndihmoj p.sh. edhe në përcaktimin e porcionit të një ushqimi, nëse keni nevojë të ridimenziononi porcionin apo mënyrën se si e servoni.

Nëse keni një sistem të mirë të regjistrimit të hudhjeve që dëshmohen, mund të llogaritet si shpenzim që ndikon në gjatë deklarimit të taksave. Poashtu është më rëndësi të përcjellen edhe skadencat dhe dëmtimet e produkteve që japin një informatë më të plotë të stokut të për një  periudhë të caktuar.  

Menaxhimi i klientave

Klientat tuaj janë pjesa më e rëndësishme e restorantit tuaj. Matja e asaj se cka i bën  të lumtur ata dhe kthimi i tyre tek ju është shumë e vlefshme kur bëhet fjalë për përcaktimin se çfarë të ndryshoni, mirëmbani ose përmirësoni. Ju mund të konsideroni të përcjellni  KPI si në vijim:

Shitjet e ushqimeve dhe pijeve për mysafir: 

Identifikoni se cilat meny janë më atraktive për mysafirët dhe a ka ndikim në cilën pjesë të ditës ndodhin shitjet më të mëdha. Përcjellja e këtyre informacioneve do ju ndihmoj të bëni korigjime të menyve si p.sh. duke hjekur pjata që nuk performojnë dhe ndikojnë negativisht në profit, ose rritja e vogël e çmimeve në ushqimet më të shitura që ju ndihmonë të rrisni margjinat. Këto matje ju ndihmojnë se cfarë dhe në cilën kohën të bëni promocione të caktuara, “happy hours” dmth si të menaxhoni cmimet në një kohë të caktuar. 

Të hyrat për ulëse – Të hyrat për ulëse ose tavolinë për orë janë shumë të rëndsishme për profitabilitetin. Nëse ulëset janë të zbrazta, ju keni problem me profit. Duke matur të hyrat aktuale për orë, të pjestuar me numrin e ulëseve/tavolinave ju keni mundësi të përmirsoni profitabilitetin për orë.

Shitja dhe marketingu 

Edhepse përkujdesja për klientët dhe përgatitje të ushqimit përbën pjesën kryesorë të punës tuaj, ju nuk mund të ikni edhe pjesëve tjera të punës në zyre. Analiza e shitjeve dhe kuptimi i asaj se si investimi në marketing ju ndihmon në rritje të të hyrave është esenciale me pas një pasqyrë të mirë të rrjedhës së parasë. Ndoshta mund të konsideroni të ofroni një program të besnikësirë për klientët që ju vizitojnë shpesh.   

Pëfundimisht ka shumë indikator të ndryshmë të cilët do ju ndihmojnë juve të përcjellni performancën financiare të restorantit tuaj . Në momentin që ju përcaktoheni për këta KPI ju duhet të gjeni mënyrë si ti matni, prandaj cka duhet të bëni:

  1. Investoni në një aplikacion të pikës së shitjes (Point of Sales-POS) të mirë që integrohet me sistem financiar. Ky është një nga vendimet më të mira që do ju ndihmoj të rritni profitabiliteti të restoranti. Një sistem i tillë do ju ndihmoj të keni:
  • Analiza të shitjeve të detajuara për cdo produkt,kohë dhe kostove, dhe do ju ndihmoj të zhvilloni strategji  të promocioneve
  • Përcjellni llogaritë e arkëtueshme dhe  pagueshme
  • Rikonsiloni keshin keshin, bankën , kreditë kartelat
  • Me një sinkronizim në kohë reale ju do të keni pasqyrat financiare në cdo kohë dhe të bëni analiza të profitabilitetit  në cdo kohë

Bonus – Ju mund të shikoni mundësinë e angazhimit të një kontabilisti digjital që ka përvojë në industrinë e restoranteve asisoji që ju të fokusoheni në gjërat kryesore që i mban klientat tuaj të kënaqur dhe të vazhdojnë të vijnë tek ju.