Fuqizimi i të rinjëve në punësim

Drejtori Ekzekutiv i Melita&Partners, Arben Ymeraga, ishte pjesmarrës në tryezën e organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Karrierës pranë Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ me temën “Fuqizimi i mundësive të punësimit për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Z. Ymeraga, propozoi tri rekomandime të cilat duhet të diskutohen më gjërësisht për ngritjen e punësimit të studentëve të sapo diplomuar:

1. Biznesi ka nevojë nga UP te krijoj dhe implementoj sistem i cili u mundëson studentëve të mësojnë si të mësojnë gjëra të reja të cilat nuk i kane provuar asnjëherë me parë.

2. Të zvogëlohet numri i studentëve që u mundësohet të vijojnë studimet master pa përvojë të punës

3. Dita e parë e fillimit të vitit akademik të kushtohet plotësisht Etikës dhe Integritetit profesional. Ndër të tjera shtoi se ‘neve si shoqëri së pari na nevojiten njerëz me integritet e së dyti profesionist.’