Pse informacionet më të mira financiare ndihmojnë në vendime biznesore më të mira?

Arben Ymeraga
2 minuta lexim

Në punë të përditshme me biznese të ndryshme, kam vërejtur se si pronarët e bizneseve të vogla anashkalojnë mundësi  të ndryshme me arsyetimin se “janë të nxanun”. Ky arsyetim është prezent gjithmonë edhe kur kërkohet rishikimi , analiza dhe kuptimi të dhënave financiare të kompanisë.

Me zhvillimin e teknologjisë dhe përhapjen e saj edhe në fushën e kontabilitetit, cçdo ditë e më shumë është duke u bërë mëe lehtë për të  gjurmuar informatat financiare. Veglat si QuickBooks i ndihmojnë pronarët e bizneseve për të minimizuar rreziqet dhe për të bërë strategji të  duhura duke ofruar qasje në kohë reale në të dhëna financiare të cilat kuptohen shumë lehtë.

A ka dallim mes pritjeve dhe realitetit?

Numrat janë gjuha e biznesit.  Vetëm parashikimet e larta të shitjeve dhe të trendeve pozitive nuk paraqesin pamjen e vërtetë të asaj se cçfarë ndodhë prapa skenës. Fakti se keni qarkullim por në të njëjtën kohë edhe rritje të llogarive të arkëtueshme paraqet një rrezik për biznesin, apo përcaktimi i gabuar i kostos së prodhimit përkundër qarkullimit të mirë rezulton në profitabilitet joreal. Shumë herë pronarët e bizneseve avanset e pranuara i trajtojnë si para të tyre dhe vazhdojnë më shpenzime të pakontrolluara, duke harruar që avanset janë obligime e jo asete.

Pse informatat kualitative janë të rëndësishme për biznesin?

Kontabiliteti është një pjesë e menaxhimit financiar të një kompanie.  Në fakt, kompanitë e mëdha për këtë qëllim kanë departmente për planifikime dhe analiza financiare. Ekipet profesionale në këto kompani punojnë bashkarisht për të identifikuar se cilat të dhëna financiare janë të rëndësishme në momentin e caktuar, identifikojnë shtyllat profitabile të biznesit,  arrijnë të identifikojnë jokonsistencat  dhe përkrahin menaxhmentin për të planifikuar minimizim të sfidave.  Këto analiza mund të paraqesin paralajmërime të hershme të rreziqeve para se të ndodhin ato, duke ndihmuar menaxhmentit ekzekutiv për të përcaktuar se cilat janë pikat e dobëta  gjatë ndërtimit të planit për të ardhmen. Përderisa, bizneset e vogla dhe të mesme nuk kanë buxhet për një department të financave që merret me analiza dhe planifikime, kjo gjë i le pronarët e bizneve pa një burim të fuqishëm gjatë analizave  të ndryshme.

Identifikimi i informatave më të mira

Hapi i parë është identifikimi i softuerit të duhur për kontabilitet, i cili mundëson gjenerimin e pasqyrave financiare kualitative dhe në kohë reale.

QuickBooks mundëson këtë në mënyrë shumë të lehtë dhe efektive, ku në cçdo kohë nga pasqyrat financiare të gjeneruara mund të gjurmoni prejardhjen e numrave të caktuar deri në dokumentin burimor me një klikim butoni.  Poashtu QuickBooks mundëson edhe arkivimin digjital të dokumentit fizik i cili bashkëlidhet me transakcionin e regjistruar në QuickBooks, kështu që të gjitha të dhënat janë në dispozicion.  Informatat  reale mbi obligimet, përfshirëer edhe avanset e pranuara, janë shumë të rëndësishme për pronarin dhe mungesa e këtyre informacioneve mund të ketë pasoja të mëdha për biznesin.

Në fund, të dhënat kualitative janë të rëndësishme në cçdo fushë, por informatat kualitative financiare dhe në kohë janë shumë kritike për të  udhëhequr një biznes të sukseshëm. Kur bizneset tejngarkohen me të dhëna të pastrukturuara, jo kualitative, të pasakta atëherë rreziqet janë shumë afër.

Është një rregullë e përgjithshme, bizneset më të sukseshme janë ato biznese që kanë informacione të duhura në momentin e duhur.