Rëndësia e Qendrave të Profitabilitetit për biznesin

Arben Ymeraga
2 minuta lexim

Njëri nga objektivat kryesor  pse një  pronar  biznesi duhet të përcjellë  aspektet e kontabilitetit dhe financave është të ketë informata për fitimet e tij. ÇCka po ndodhë me fitimin ? A po rritet? A po zvogëlohet? A është vlera e fitimit diçcka që ia vlen të investosh kohën, energjinë dhe paratë që një pronar bën në biznesin e tij/saj?

Këto pyetje janë shumë kritike.  Askush nuk dëshiron të humbë kohë në një biznes që mezi mbijeton dhe ndoshta nuk ka gjasa të përmirësohet? Prandaj, çcdo pronar është gjithmonë në kërkim të gjetjes së mënyrave më të mira për tu informuar rreth performancës së biznesit.  Çka po funksionin e çcka jo? 

Njëra nga mënyrat është ndarja e biznesit në njësi organizative/qendra të profitit të cilat mund të përcillen me lehtësi. P.sh. kompanitë ndërtimore, prodhuese apo kompanitë që punojnë në baza të projekteve dëshirojnë të ndjekin fitimin e secilit projekt. Kompanitë prodhuese dëshirojnë të përcjellin profitin e linjave  të ndryshme të prodhimit. Kompanitë që tregtojnë me shumicë dëshirojnë të përcjellin profitabilitetin e produkteve apo brendeve të ndryshme që përfaqësojnë d.m.th. qendrat e fitimit dallojnë varësisht nga industria në të cilën vepron biznesi dhe shembuj të tillë të jenë të llojllojshëm. 

Për secilën qendër të fitimit, kompania  udhëheq kontabilitetin si njësi në vete me qëllim të kalkulimit të fitimit  në mënyrë që menaxherët apo pronarët të marrin vendime lidhur me shpenzimet e produktit/shërbimit dhe shpenzimet operacionale.

Një gjë e tillë në QuickBooks realizohet shumë lehtë, duke aktivizuar opcionin e klasave“classes”.
P.sh. një kompani e cila meirret më prodhimin e dyerve dhe dritareve, në QuickBooks definon klasat/qendrat e profitit si “Dyer” dhe “Dritare”. 

Gjatë regjistrimit të shitjes për çcdo produkt apo shërbim që faturohet duhet të përcaktohet se cilës klasë i takon (kjo gjë mundet tutje të automatizohet gjatë hapjes së produktit/shërbimit) dhe me ruajtje të faturës ky regjistrim përveç përpos që paraqitet në të dhënat e kompanisë, poashtu reflekton automatikisht në klasat e caktuara. Njëjtë vlen edhe për blerjet, ku për cçdo blerje duhet përcaktuar se cilës klasë i takon blerja. 

Kështu me këtë mënyrë të regjistrimit, pasqyra e fitim/humbjes dhe shumë raporte tjera të detajuara për cçdo qendër fitimi janë të gatshme në cçdo kohë.