Trajnimi përgatitor për çertifikim ndërkombëtar Intuit Quickbooks® Certified User – Online

Me datë 07 Gusht 2018 në Innovation Centre Kosovo është mbajtuar sesioni informues “Përgatitu për Kontabilitetin Digjital”

Pjesëmarrësit e sesionit patën mundësinë të informohen mbi trendet teknologjike të menaxhimit financiar si një nga faktorët më me ndikim në të ardhmen e profesionit të kontabilistit, përparësitë e përdorimit të softuerit QuickBooks Online® si lider global si dhe përparësitë për punësim për kandidatët të cilët certifikohen ndërkombëtarisht si QuickBooks Certified User®

Falenderojmë të gjithë për pjesëmarrje aktive dhe një diskutim të frytshëm!