Jemi të lumtur të njoftojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Agrokulturë (EREA)”, i cili mbështetet nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe financohet nga ADC Austrian Development Agency. Ky projekt synon zhvillimin e sektorit të Produkteve Pyjore Jodrunore (NWFPs) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (MAPs) në Kosovë.
Si pjesë e këtij projekti, Melita & Partners Sh.P.K. është angazhuar për të përmirësuar qasjen në financa për fermerët dhe agrobizneset, duke ofruar edukim financiar dhe implementim të veglave për menaxhim të avancuar financiar. Këto masa janë parakusht për një qasje më të mirë në financa dhe një rritje të qëndrueshme ekonomike në sektorin bujqësor.
Në këtë rrugëtim, kemi nderin të bashkëpunojmë me platformën Click Consulting e cila ofron ekosistemin e kontratave të mençura në Kosovë, duke siguruar likuiditet të qëndrueshëm në zinxhirin e furnizimit. Ky partneritet do të krijojë mundësi të reja për fermerët dhe agrobizneset, duke i fuqizuar ato me zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme.
Së bashku, synojmë të sjellim përparim në bujqësi dhe qasje të përmirësuar në financime për sektorin agrokulturor në Kosovë!
©Melita&Partners. Të gjitha të drejtat e rezervuara.