Pse përmirësimi i proceseve të punës mund të jetë factor kyç i suksesit në biznes

Duket se sot, i gjithë përqëndrimi për përmirësimin e biznesit është në automatizim dhe aplikacione dhe kjo është një gjë e mirë. Sigurisht që ne duan që ju të blini softueret që ne i ofrojmë në treg por këto si të vetme nuk do ti zgjidhin të gjitha problemet e biznesit. Ka një gjë që është ndoshta më e dobishme se automatizimi dhe që pa të cilën nuk ka sukses biznesi e kjo është zhvillimi i proceseve. 

Kompanitë e mëdha kaluan shumë kohë duke e bërë këtë. Ndërsa disa nga bizneset e vogla tek tani po arrijnë në këtë pikë.

Proceset, për mua, përfshijnë zhvillimin e procedurave të shkruara, format, mostrat dhe listat e kontrollit që ju dhe stafi mund të përdorni dhe të ndiqni në tre fusha kryesore të biznesit tuaj:

1. Cikli i shitjes 

2. Ofrimi i shërbimit të klientit

3. Proceset e brendshme të punës 

Pasi proceset tuaja të jenë dokumentuar, atëherë mund të filloni të identifikoni proceset që mund të automatizohen dhe përmirësohen. Automatizimi është një nënbashkësi e zhvillimit të procesit, jo komponenti kryesor. Pra biznesi nuk mund të përmirësoj atë që nuk mat dhe nuk mund të mat atë që nuk është e dokumentuar. 

Dokumentimi -> Matja e rezultateve -> Përmirësimi i proceseve= Më shumë fitime dhe më shumë kohë të lirë. 

E di se sa i vështirë është hapi i parë për disa prej jush, por hapat tjerë janë më  tërheqës. Hapi “përmirësimi i proceseve” përfshin pjesën më sfiduese: automatizimin, delegimin, krijimin e një forme sipas nevojës, dhe futjen e tyre në procedurat përkatëse.

Kontrolloni për të parë se si qëndron biznesi juaj në të tre fushat dhe pasi të diagnostifikoni gjendjen merrni masat e duhura për të investuar në procese në menyrë të vazhdoni me trendet teknologjike dhe të drejtoni një biznes konkurues dhe profitabil. E nëse synoni eksportin, atëherë filloni qysh sot!

Ndani këtë lajm:

More Posts

Send Us A Message

Na lini t'ju ofrojmë konsulencë, e përmes saj
të identifikojmë nevojat e biznesit tuaj.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]