harta botërore me disa vende të theksuara

Melita & Partners arrin partneritet me Intuit

Melita&Partners e njohur në treg si QuickBooks® Certified Proadvisor, tani ka avancuar partneritetin për tu bërë pikë kontakti regjionale për të gjitha produktet e Intuit QuickBooks dhe është certifikuar si QuickBooks® Advanced Solution Provider. (https://quickbooks.intuit.com/enterprise/resources/international-experts.jsp). Të gjitha produktet e Intuit porositen përmes Melita&Partners, licencohen direkt nga Intuit, kështu duke siguruar origjinalitetin, besueshmërinë dhe sigurinë që ju nevojiten.

QuickBooks® Solution Provider është program për kompani me kompetencë të lartë në ofrimin e zgjidhjeve totale për biznese dhe organizata të ndryshme të cilat kanë nevojë për shërbime shtesë dhe të cilat nuk ofrohen direkt nga INTUIT (INTU-NASDAQ). QuickBooks® Solution Provider ju ndihmon të përcaktoni zgjidhjen e duhur për nevojat e biznesit/organizatës tuaj duke filluar që nga takimi i parë. Këto kompani investojnë vazhdimisht në resurset e tyre dhe kanë ekspertizë në personalizimin e sistemit sipas kërkesave të biznesit/organizatës tuaj, ofrojnë trajnime në punë sipas kërkesave specifike, përkrahje e vazhdueshme, zhvillime softuerike të personalizuara dhe posedojnë njohuri të thella të industrive për t’ju ndihmuar të drejtoni biznesin tuaj sa më mirë.

“Jemi shumë të ngazëllyer t’u njoftojmë për partneritetin e ri me INTUIT. QuickBooks® është lider në tregun botëror për ofrimin e zgjidhjeve dhe ky partneritet do të na ofroj mundësi për rritje të biznesit, përkrahje të shkëlqyeshme për klientat tanë  dhe mundësi për rininë të trajnohet dhe avancoj njohurit në produkte globale, thotë Melita Ymeraga, Themeluese e Melita&Partners

“Ne jemi shumë të gëzuar të pranojmë Melita & Partners si QuickBooks® Solution Provider. Ata kanë dëshmuar pasion për të fuqizuar prosperitetin tek klientët e tyre duke ofruar QuickBooks Desktop, Online dhe zgjidhje tjera të integruara online që plotësojnë kërkesat e klientave tanë të përbashkët, thotë Craig Baker, Channel Account Manager në kuadër të Programit QuickBooks Solution Provider , Intuit.

Për Intuit (INTU-NASDAQ) – Misioni i Intuit është të fuqizoj prosperitetin në tërë botën. Produktet globale si QuickBooks ®, Mint, TurboTax, janë krijuar për  të fuqizuar konsumatorët, të vetëpunësuarit dhe kompanitë për të përmirsuar aspektet financiare të tyre me zgjidhje shumë të lehta. Ekosistemi inovativ i zgjidhjeve për menaxhim financiar ofron shërbime më shumë se 46 milion klientave në tërë botën. Për më shumë informacione lexoni në www.intuit.com

Ndani këtë lajm:

More Posts

Send Us A Message

Na lini t'ju ofrojmë konsulencë, e përmes saj
të identifikojmë nevojat e biznesit tuaj.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]