Gjatë izolimit për shkak të coronavirus, shumica e bizneseve janë gjetur në rrethana të vështira dhe situatë të pa provuar më parë prandaj kanë pasur nevojë për përkrahje nga jashtë. Disa prej tyre kanë qenë në një situatë më të mirë dhe janë përpjekur të mirëmbajnë atë nivel kurse disa biznese tjera kanë parë mundësi të reja dhe tani kanë nevojë për investime shtesë për të realizuar këto mundësi. Pavarësisht se në cilën situatë gjendeni, në terma afatshkurtë apo afatgjatë është me rëndësi të shqyrtoni vlerën e një kontabiliteti të mirëfilltë për biznesin tuaj, pasi gjuha e biznesit janë numrat dhe kontabiliteti së pari bëhet për biznesin e pastaj për administratën tatimore.
Po fillojmë më tri pyetje që ju si pronar biznesi duhet t’i bëni vetes:
- Kur jeni duke biseduar me klient për projekte të reja, si do t’i siguroni ata që biznesi juaj është stabil dhe ju mund të kryeni punën në afat të caktuar dhe mund të përcjellni ambiciet e tyre zhvillimore?
- Si do të siguroni stafin që ju keni kapacitete për të zhvilluar biznesin?
- Apo furnitorët tuaj, se ju jeni të aftë për të kryer obligimet ndaj tyre në kohën e caktuar?
- E keni një ide të re biznesi, si do t’i siguroni bankat/investitorët që ata t’ju besojnë në ofrimin e kredive që do të mbështesin zhvillimin e idesë tuaj?
Nuk mjafton të deklaroni “bëhet bëhet” por duhet të komunikoni me gjuhën e numrave, ku kontabiliteti i mirëfilltë ju jep vetëbesimin në negocim me palë të ndryshme.
Tani po parashikohet të ballafaqohemi me një valë të dytë të coronavirusit dhe ju duhet të ndërmerrni hapat për të mbrojtur biznesin tuaj nga ndikimet negative për shkak të COVID-19. Ju mund të konsideroni të redukoni disa shpenzime, mund të bëni riprogramim të pagesës së taksave dhe kredive, mund të dakordoheni për shtyerje të afateve të pagesave ndaj furnitorëve, punoni me staf me ndërrime (dikush nga shtëpia e dikush në zyre, me gjysmë orari) por një gjë nuk duhet ta bëni – të shkurtoni shërbimet e kontabilitetit sepse nuk keni si t’i gjeneroni informacionet e sakta dhe në kohë të shpejtë, të dhëna që do ju mundësojnë dalje nga kjo situatë e krijuar me sa më pak dhimbje.
Raporti i shitjeve është një e dhënë me rëndësi për pronarin, por pa sistem ju nuk mund të bëni krahasime të shitjeve mes periudhës aktuale me ato paraprake për të kuptuar se sa është prekur biznesi juaj nga situata me coronavirus. Poashtu informatat mbi shitjet pa pjesën e kostos së mallit/shërbimit të shitur ju japin informacione jo të sakta për profitin bruto. Si do të gjeneroni informacionet për shpenzimet operacionale dhe të identifikoni se në cilat pjesë të bëni redukim të kostos pa e dëmtuar shëndetin e biznesit.
Ju mund të keni mjete në xhirollogari bankare por pa një pasqyrë të llogarive të pagueshmeve, obligimeve të kredisë apo obligimeve tatimore, ajo e dhënë paraqet vetëm një iluzion se biznesi qëndron mire.
Ndoshta mendoni që me përdorim të excelit mund t’ia delni, apo se vetëm të përgatisni librin e shitjes, blerjes (kërkesë nga administrate tatimore) gaboheni shumë. Koston e kësaj qasje do ta kuptoni më vonë. Kur shënimet rriten dhe zgjerohet kompleksiteti, atëherë informacionet janë vështirë të gjurmueshme në excel e mos të flasim për raportimin e obligueshëm sipas SNRF për ndërmarrje të vogla dhe mesme.
Pse sistemet dhe shërbimet e kontabilitetit janë të domosdoshme
Para se të filloni çfarëdo analize, sigurohuni që i keni të gjitha regjistrimet në sistem. Sa më shumë që jeni të azhurnuar me shënime, aq më të sakta i keni informacionet dhe kjo ju ndihmon të përcjellni trendet, bëni parashikimet e duhura, përcjellni rrjedhjen e parasë dhe reagoni menjëherë kur ka nevoje.
Si mundet Melita&Partner tju ndihmoj që ju të jeni të kompletuar?
Si një grup i kontabilistëve të certifikuar me përvojë të gjerë në sektorin privat dhe organizata tjera ne e dijmë se cilat janë kërkesat dhe jemi të pajisur me njohuri të standardeve vendore dhe ndërkombëtare të kontabilitetit. Ne kemi përvojë t’i trajtojmë detajet por mbi të gjitha jemi edhe mentor që kujdesemi për klientat tanë. Pas pastrimit të të dhënave dhe azhurnimit të tyre duke ju mundësuar një raportim të mirëfilltë, ne punojmë më klientët që ata t’i kuptojnë numrat e tyre dhe të ndërmarrin vendime të mira afariste, kështu të ndihen të sigurt në aspekt financiar.
Kontabiliteti me ne nuk është vetëm shërbime reaktiv. Ne nuk ndalemi vetëm me regjistrimin e të shpenzimeve. Së bashku me ju do të shikojmë përpara, duke ju ndihmuar për të përgatitur buxhete, parashikime dhe planin e rrjedhës së parasë. Por, gjëja e parë është mi qit letrat në vij dhe nga kjo pikë me ndërtu një bazament të qëndrueshëm drejtë së ardhmes.
Viti 2020 është padyshim moment definues për të ardhmen e biznesit dhe ju keni mundësi tani të merrni vendim, ti qitni letrat në vij duke përfituar shërbime kualitative të kontabilitetit.