Nëse keni biznes ekzistues apo sapo keni filluar ndërmarrjen tuaj të parë, mund gjendeni në pozitë që ju duhet të huazoni mjete për të zhvilluar biznesin tuaj. Por, marrja e një kredie biznesi është një proces që kërkon shqyrtim të kujdesshëm.
Vetëm mendimi për të marrë një hua apo kredi, dikë mund të trembë shumë. Mirëpo në anën tjetër vet fakti se ju jeni në biznes privat është një hap goxha i madh që jo gjithkush mund ta bëj.
Nganjëherë biznesi juaj ka nevojë për një dorë shtesë për të qenë në gjendje të rritet dhe të ketë sukses, në të kundërtën ju mund të humbasni momentin dhe gjithcka ju mbetet të pendoheni pse nuk e keni provuar mundësinë e zhvillimit.
Zgjedhja për të marrë një hua apo kredi biznesi nuk është gjithmonë një vendim i lehtë, veçanërisht nëse keni obligime tjera për t’u shqetësuar. Para se të hidhni hapin dhe të aplikoni, bëjini vetes këto pyetje për huanë/kredinë lidhur me biznesin dhe para se të bëni ndonjë lëvizje për cdo gjë këshillohuni me kontabilistin tuaj, të dhënat financiare si dhe planin e rrjedhës së parasë.
1. A më nevojitet me të vërtetë kredia për biznes?
Së pari ju duhet t’i bëni vetes pyetjen ndoshta më të rëndësishme -A më duhet vërtet një kredi biznesi? Gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të merrni një kredi kur nuk keni nevojë, ose të merrni kredi në emër të biznesit dhe të shkoni në pushime vjetore?!?! Ju kurrë nuk duhet të merrni borxhe shtesë vetëm sa për të thënë që je në trend me kredi biznesi.
Analizoni mundësitë zhvillimore dhe përcaktoni se a ju duhet vërtet një kredi biznesi përpara se të bëni ndonjë lëvizje. Mund të eksploroni edhe rrugët tjera përpara se të shkoni në rrugën e kredisë. Për shembull, mund të kërkoni ndihmë nga “investitorët engjuj”, miqtë ose familja, por jo tek huadhënësit joformal
2. Për cka dhe sa mjete më nevojiten ?
Nëse e përcaktoni se është koha që ju të merrni një hua/kredi, pyetja tjetër që duhet të bëni vetes është ajo se për cka keni nevojë keni nevojë për fonde. Për shembull ju mund të keni nevojë për kredi për të:
· Bleni pajisje/makineri të reja
· Investoni në stoqe (keni mundësi të siguroni çmim të mirë me theks tani që me periudhën e COVID, ka vështirsë në furnizim dhe kostot e transportit janë shumëfishu)
· Investoni në marketing
· Përmirësoni rrjedhën e parave
· Zgjeroni biznesin tuaj
· Renovoni ambientin e punës
· Dëshironi të mirëmbani kontinuitetin e pagesës së pagave të ekipit
E sa mjete më nevojiten varet nga disa faktor, si:
· Për çfarë planifikoni të përdorni fondet
· Shitjet tuaja vjetore bruto (gross profiti)
· Borxhi ekzistues, llogaritë e pagueshme etj.
A duhet të kem biznes plan?
Përgatitja e një plani biznesi, duhet të jetë një pikënisje e mirë për të përcaktuar se sa duhet ë merrni hua/kredi. Në rastin më të mirë një biznesi plan parapëlqehet të ketë përshkrim pse ju nevojitet kredia dhe si planifikoni ta ktheni atë.
Komunikimi i informacioneve financiare është shumë i rëndësishëm kur negoconi me palë të jashtme. Dmth edukimi në aspekte dhe terminologji financiare ju ngrit konfidencën para palëve tjera. Kontabiliteti i qartë dhe menaxhimi i financave është shumë i dobishëm kur aplikoni për një kredi në një bankë ose kur tërhiqni investitorë të mundshëm.
Kur një bankë analizon një kërkesë për kredi, ajo kërkon nga biznesi pasqyrat financiare me një qëllim të vetëm , të kuptoj nëse kompania është në gjendje të ripaguajë kredinë. Por gjëja kryesore pse ju nevojiten pasqyrat financiare dhe plani i rrjedhës së parasë është që ju vet si biznes të bindeni se a keni mundësi të ktheni kredinë e jo vetëm banka dhe të operoni me skenare të ndryshme të rrjedhës së parasë.
Bankat sigurohen që kompania të ketë shlyer huatë e mëparshme në kohë, raportin aseteve dhe obligimeve ku merren parasysh edhe elemente tjera të rëndësishme para se të aprovojnë kredinë.
Nga ana tjetër, investitorët potencial kërkojnë se në çfarë segmenti operon kompania, profitabilitetin e kompanisë, konkurrencën, fitimet e kaluara të kompanisë,
Kur ju nevojiten mjetet?
Kurrë mos e leni të aplikoni për kredi në momentin e fundit kur ju nevojiten mjetet. Aplikimi në minutën e fundit ju siguron mjete me kosto të lartë me interesa të larta dhe obligime tjera.
Të aplikosh për një kredi biznesi është një proces administrativ dhe jo fortë argëtues. Pronarët e bizneseve startup dhe ato në rritje kanë sfida në marrje të kredisë për shkak të mungesës së historisë së kredive dhe për këtë arsye e kanë vështirë të bindin institucionet që ideja tyre zhvillimore mundëson kthimin në kohë të kredisë. Një gjë që ndihmon shumë në këtë proces është formalizimi i biznesit. Sa ma keq që biznesi i ka letrat dhe gjërat nuk përputhen aq më vështirë dhe shtrenjtë do të del kredia. Bankat aplikojnë kushte preferenciale për ato biznese që janë të formalizuar mirë në aspekt të kolateralit dhe hipotekës dhe kriteret për mbulushmëri të kredisë janë shumë të vogla për biznese që janë të formalizuara.
Një gjë është e sigurtë biznesi juaj nuk mund të zhvillohet ose rritet nëse nuk keni një kanal të huazimit ose kredi marrjes prandaj për të siguruar një kredi të favorshme është shumë me rëndësi që letrat mi qit n’vij.
E për mi qit letrat n’vij ne kemi në dispozicion teknologji të reja që ju mundësojnë të keni qasje në të dhënat e juaja, raportet financiare dhe menaxheriale në cdo kohë. Nëse ju vazhdoni të operoni vetëm me kontabilist të jashtëm me të cilin shkëmbeni dokumente 1 herë në muaj atëherë ju si biznes do të humbasni momentin e vendimarrjes dhe do shpenzoni shumë me tepër kohë për të mbledhur dhe konsoliduar të dhënat nga exceli, letrat nga kontabilisti, fletorja e juaj e shënimeve dhe kështu rriten shansat to mos jeni bindës para palës që do ju aprovoj kredin/huanë dhe vështirsoni jetësimin e idesë tuaj.