Cloud Accounting Partner për firma të kontabilitetit.

Melita Ymeraga

Kontabiliste e Çertifikuar, Eksperte e Çertifikuar për Transformim Digjital

Transformimi digjital ka revolucionarizuar bizneset në përgjithësi dhe përjashtim nuk bën as profesioni i kontabilitetit dhe auditimit. Sipas shumë raporteve një % shumë e lartë e të gjitha detyrave aktuale të ndërmarra nga auditorët, kontabilistët dhe llogarimbajtësit kanë potencial për t’u automatizuar. Në anën tjetër bizneset e vogla dhe të mesme janë bërë më kërkuese për shërbimet digjitale. Prandaj, roli i kontabilistëve dhe auditorëve profesionistë si këshilltarë të besueshëm, i kombinuar me kontabilitet digjital, hap mundësi të reja për kontabilistët dhe auditorët që i shfrytëzojnë këto mundësi teknologjike.

Bazuar në këto trende, ne kemi zhvilluar pakon tonë më të re posaqërisht për firmat e kontabilitetit.

Avancimi më i madh në firmen tuaj të kontabilitetit!

Me platformën Cloud Accounting, nuk ka kufizim se sa mund të rrisni listën tuaj të klientëve të cilëve ju ofroni shërbime të kontabilitetit, padyshim të cilësisë së lartë.

Një metodologji moderne e kontabilitetit. Softuer fleksibil sipas nevojave të klientëve tuaj, procesim automatik i të dhënave dhe raportim në çdo kohë dhe nga kudo. Mbështetje nga ekspert të çertifikuar të softuerit dhe kontabilitetit. Të gjitha në një vend!

Kujt i dedikohet?

Cloud Accounting është i dizajnuar për firma të kontabilitetit që duan të rrisin bizneset e tyre.

Pse të bëheni Cloud Accounting Partner?

Që të jeni në hap me trendet globale teknologjike. Ndërsa ju ofroni një eksperiencë të pandërprerë për klientët tuaj, duke i mbajtur shpenzimet e ulëta dhe saktësinë e lartë, Cloud Accounting e bën firmën tuaj më produktive duke reduktuar stresin dhe duke ju ofruar më shumë kohë në dispozicion për shërbime më të rëndësishme.

Ju përfitoni:

  • Softuer kontabiliteti QuickBooks Online dhe setup fillestar

Mbështetje gjithëpërfshirëse me një ekip të dedikuar ekspertësh. Ne do t’ju bëjmë gati setup-in e softuerit për klientët tuaj ekzistues dhe ata të rinj. Do t’ju ndihmojmë me bartjen e gjendjes fillestare duke ju siguruar që setup-i do të jetë i përshtatur sipas nevojave të klientit tuaj dhe kërkesave që dalin nga standardet e kontabilitetit. Keni nevojë për ndihmë? Jemi në dispozicion në çdo kohë!

  • Platformë kolaborimi dhe procesim të të dhënave për klientët tuaj

Mundësi për të menaxhuar të gjithë klientët tuaj nëpërmjet platformës Cloud Accounting dhe aplikacionit mobil. Ngarkoni dokumente të ndryshme për regjistrim: si fatura, ekstrakte të bankës, lista të pagave etj. Mundësi të gjeneroni raporte financiare, raporte menaxheriale dhe të bisedoni me ekipin Cloud Accounting sipas nevojës.

  • Kontabilitet i përsosur

Nuk ka më lomsh të letrave të cilat presin për t’u regjistru gjatë kohës së deklarimit të tatimeve. Me Cloud Accounting, firmat e kontabilitetit mund të shkarkojnë vëllimin e përditshëm të punës (futja e të dhënave, rekonsilimet bankare, klasifikimet në kontot përkatëse), duke ju lejuar që të përqëndroheni në shërbimet këshilluese të nivelit më të lartë me klientin. Kështu, klientët tuaj marrin informacion të saktë, në kohë dhe me kosto efektive.

Jo më punë deri në orë të vona për futjen e të dhënave – atë na kaloni neve!

Klientët tuaj përfitojnë:

  • Kontabilitet të përditësuar dhe informacion të saktë. Ne merremi me të gjithë punën e përditshme, ndërsa ju dhe klienti juaj mund ta kaloni kohën në prioritetet tjera të kontabilitetit. Klientët tuaj nuk kanë asnjë vonesë në shërbim ose joproduktivitet për shkak të mungesës së informacionit.

Qiti letrat n’vij, kalo sot në Cloud Accounting!

Ndani këtë lajm:

More Posts

Send Us A Message

Na lini t'ju ofrojmë konsulencë, e përmes saj
të identifikojmë nevojat e biznesit tuaj.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]