Edhe një marrëveshje e re bashkëpunimi me TEKNIKU SHPK! Mundësi praktike me pagesë dhe punësim për studentët e trajnimit te akredituar ‘Nëpunës Kontabiliteti’ 

Media

Edhe një marrëveshje e re bashkëpunimi me TEKNIKU SHPK! Mundësi praktike me pagesë dhe punësim për studentët e trajnimit të akredituar ‘Nëpunës Kontabiliteti’

Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë për një marrëveshje bashkëpunimi të re me TEKNIKU SHPK, kompani lidere në Kosovë në lëmin e mbrojtjes nga zjarri, për të ofruar mundësi të punës praktike me pagesë akredituar për kandidatët më të suksesshëm që përfundojnë me sukses trajnimin e akredituar për Nënpunës Kontabiliteti!

 
Përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, kandidatët që shfaqin përkushtim dhe aftësi të shkëlqyera gjatë trajnimit tonë, do të kenë mundësinë të marrin pjesë në punë praktike pranë TEKNIKU.
 

Ky bashkëpunim i ri jo vetëm që i jep kandidatëve tanë përvojë praktike të vlefshme, por gjithashtu i ndihmon ata të kuptojnë më mirë se si funksionojnë operacionet e kontabilitetit brenda një kompanie të specializuar në prodhimin e pajisjeve dhe teknologjive për mbrojtjes nga zjarri. 

 

TEKNIKU SHPK është një kompani me traditë dhe reputacion të lartë në lëminë e mbrojtjes nga zjarri, dhe ne besojmë se ky bashkëpunim do të ndihmojë në formimin gjeneratës së re të profesionistëve të kontabilitetit me njohuri të thella dhe aftësi praktike.

Përfitimet për kandidatët tanë përfshijnë:

  • Përvojë praktike në një mjedis profesional.
  • Njohuri mbi zbatimin e kontabilitetit për industrinë prodhuese
  • Mundësi për të zgjeruar rrjetin profesional dhe për të ndërtuar lidhje të rëndësishme.
 
Ndani këtë artikull:

More Posts

Send Us A Message

Na lini t'ju ofrojmë konsulencë, e përmes saj
të identifikojmë nevojat e biznesit tuaj.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]