Pozhegu Brothers është një kompani ndërtimore investive e cila është duke ndërtuar një nga qendrat tregtare më moderne, së bashku me zonën për banim, në lokacionin më të zhvilluar të kryeqytetit të Kosovës. Kjo qendër është prezantuar si një projekt tejet atraktiv i cili do të përdor teknologjinë dhe dizajnin e fundit për të ofruar një mjedis modern për bizneset dhe klientët e tyre.
Industria ndërtimore është një nga sektorët thelbësorë të ekonomisë sonë, sidomos kompanitë ndërtimore investive, si Pozhegu Brothers, të cilat luajnë një rol të madh në zhvillimin e qyteteve dhe infrastrukturës. Në anën tjetër, kjo industri po përballet me sfida të mëdha që ndikojnë në qendrueshmëri dhe arritjen e suksesit. Poashtu, industria ndërtimore ka shumë kërkesa specifike në përmbushjen e standardeve të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor.
Sfidat e Pozhegu Brothers si kompani ndërtimore investive lidhen shumë shpesh direkt me sfidat e kompanive ndërtimore punëkryese.
Për të përfunduar projektet e tyre, kompanitë po përballen me mungesën e punëtorëve të kualifikuar në fushën e ndërtimit.
Kostot e materialeve të ndërtimit dhe pagesa e punëtorëve janë në rritje, duke krijuar sfida në kontrollimin e kostove të kontraktorëve në krahasim me parallogaritë dhe fitimet e planifikuara për projekt.
Përcaktimi i saktë i kostos për projekt dhe mbyllja e investimeve në vijim, është një sfidë tjetër pasiqë kompania duhet të ketë informacion të saktë lidhur me kostot në mënyrë që të kapitalizojë investimet.
Kalkulimi i koeficientit të TVSH-së dhe përgaditja e automatizuar e raporteve për deklarime tatimore mund të has në sfida për shkak të variablave të shumëta të kompanisë që janë gjithmonë në ndryshim.
Këto sfida përfaqësojnë disa prej sfidave themelore me të cilat Pozhegu Brothers është ballafaquar, dhe ka gjetur zgjidhje të personalizuar te Melita&Partners.
Me një përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimtarisë dhe njohjen e thellë të sfidave kryesore në treg, ne ofruam zgjidhje inovative për rritjen e efikasitetit financiar dhe operacional. Përmes implementimit të teknologjisë dhe trajnimeve të specializuara, si në aspektin e përdorimit të softuerit e deri tek adresimi i nevojave specifike të klientit, si p.sh. trajtimi i huasë dhe mundësia që secila hua të ndjeket individualisht, kemi siguruar rezultate të shkëlqyera në aspektin e menaxhimit financiar të kompanisë.
Inovacioni në menaxhimin e financave dhe projekteve të ndërtimit është jetik për rritjen dhe suksesin e kompanive si Pozhegu Brothers.
Përdorimi i QuickBooks dhe moduleve shtesë ka lehtësuar përcjelljen e projekteve, llogaritjen e kostos perfundimtare të projektit, si dhe pajtueshmërinë e tyre me kërkesat tatimore.
Për të garantuar sigurinë e të dhënave, ata kanë shfrytëzuar backup automatik, enkriptim të të dhënave, dhe një gjurmueshmëri për monitorim të ndryshimeve nga përdoruesit. Kjo tregon se si teknologjia moderne mund të transformojë industrinë e ndërtimit për ta bërë atë më efikase dhe të qëndrueshme.
© Copyright 2024 Melita&Partners. All Rights Reserved.