Melita është një lidere pasionante dhe inovative në inkorporimin e teknologjive të reja në botën e menaxhimit të financave me mbi 20 vite përvojë. Si themeluese e Melita&Partners në vitin 2010 dhe KUDO Accounting, ajo ka arritur të shkrijë dy pasionet e saj, financat dhe teknologjinë për të udhëhequr mbi 700 biznese dhe organizata të ndryshme drejt transformimit digjital të menaxhimit financiar.