Gjatë rrugëtimit drejt bujqësisë dhe ekonomisë së qëndrueshme me projektin #SIRED, Melita&Partners, nën drejtimin e Melita Ymeraga, ka qenë një ndër partneret kyçe të këtij projekti.
Melita & Partners ka mbështetur projektin e Zhvillimit Ekonomik Rural të Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës (SIRED) për të hartuar ndërhyrje për Zhvillimin e një Mekanizmi Akses në Financa që do të përmirësojë aksesin në financa dhe në aftësitë bankare të fermerëve dhe agrobiznesit në sektorët prioritar përmes ndërtimit të aftësive të tyre financiare. dhe duke i bërë ata më tërheqës si klientë potencialë për bankat dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare, duke reduktuar kështu hendekun ndërmjet institucioneve financiare dhe agrobizneseve. Shërbimet janë udhëhequr nga qasja e Zhvillimit të Sistemeve të Tregut (MSD).
Javën që lamë, bashkë me të gjithë partnerët tjerë, festuam arritjet dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që ky projekt ka pasur tek agrobizneset.
Projekti #SIRED zbatohet nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim – Austrian Development Agency, Kryeqyteti Prishtina dhe tetë komuna të tjera.


























