Melita&Partners, edhe pse gjithmonë ka punuar ndaj barazisë gjinore, tani ka ndërmarrur edhe një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjinore duke u bërë pjesë e Principave të Fuqizimit të Grave (WEPs), nën drejtimin e drejtores sonë, Melita Ymeraga! Duke pranuar WEPs, ne investojmë edhe më shumë në përkushtimin tonë për barazinë gjinore dhe po ashtu në zhvillimin e biznesit tonë.
UN Women dhe UN Global Compact na inkurajojnë të bëjmë të dukshme përkushtimin tonë për WEPs, duke sjellë shumë avantazhe. Konsumatorët, punonjësit, investitorët dhe aksionerët do të dinë që jemi në rrugë drejt standardeve më të larta të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave.
Si nënshkrues i WEPs, ne tregojmë solidaritet për të përfunduar pabarazinë gjinore në vendin e punës, tregun dhe komunitetin. Kemi vlera të përbashkëta me qëllimet e WEPs, duke e bërë këtë angazhim jo vetëm një detyrim moral, por gjithashtu një pjesë thelbësore e strategjisë sonë të biznesit.
