Mysafirët më të veçantë ndonjëherë!

Kontributi ynë për të mësuar fëmijët rreth kursimeve dhe shpenzimeve është një nga mënyrat më të mira për t’i përgatitur ata për një menaxhim financiar të përgjegjshëm në të ardhmen.

Këtë e bëmë sot me shembuj konkret, ku pritëm në hapësirën tonë të punës, shokët dhe shoqet e #Lisës, të cilët vijojnë klasën e dytë në shkollën Mileniumi i Trete në Prishtinë.

Duke krijuar shembuj interaktiv dhe kreativ, mysafirëve tanë të vegjël ju shpjeguam përmes kostos së picës, mbi shpenzimet, zgjedhjet dhe prioritizimet që duhet të bejmë, madje i inkurajuam fëmijët të fillojnë të vendosin nga një kuti kursimi për synime specifike që do t’i caktojnë bashkarisht me prindërit apo kujdestarët e tyre.

Si rrjedhë e kreativitetit, mësuesja fantastike e cila e thirri këtë aktivitet, Mirlinda, u zotua se do të ndërmarrë një iniciativë bashkë me fëmijët dhe në klasë do të punojnë një kuti kursimi për të jetësu këtë nismë.

Ndani këtë lajm:

More Posts

Send Us A Message

Na lini t'ju ofrojmë konsulencë, e përmes saj
të identifikojmë nevojat e biznesit tuaj.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]