Kriijimi i raporteve menaxheriale është ndër detyrat më kritike për çdo biznes. Megjithatë, këto detyra mund të jenë të lodhshme dhe të prirura për gabime nëse bëhen manualisht. QuickBooks Online (QBO) ofron një zgjidhje me funksionin e tij të raporteve menaxheriale, i cili lejon përdoruesit të automatizojnë dhe personalizojnë raportet e tyre financiare. Ky blog do të eksplorojë se si raportet menaxheriale të Quickbooks mund të thjeshtojnë procesin tuaj të raportimit, të kursejnë kohë dhe t’ju ndihmojnë të impresiononi klientët tuaj me raporte profesionale.
Raportet menaxheriale në QuickBooks Online janë pako të personalizueshme .PDF që përfshijnë një faqe kopertine, një përmbledhje ekzekutive, pasqyra financiare, llogaritë e pagueshme, llogaritë e arkëtueshme, performancën buxhetore dhe shumë raporte tjera përfshirë edhe shpalosjet. Këto raporte mund të përshtaten për të përmbushur nevojat unike të biznesit duke ofruar një përmbledhje të plotë të performancës financiare në një mënyrë të qartë, të organizuar dhe profesionale.
Ju mund të krijoni një paketë raportesh të përshtatura me nevojat e klientëve, me deri në 15 raporte dhe mund të ruani shabllonin e personalizuar për ta përdorur sa herë që keni për ti raportuar menaxhmentit. P.sh. ne në Melita&Partners zbatojmë procedurën e mbylljes së muajit e cila në fund ka përpilimin e raporteve menaxheriale dhe dërgimin e tyre te klienti së bashku me ftesën për takim online për të diskutuar performancën financiare për periudhën paraparake mujore. Opsionet e personalizimit përfshijnë:
Automatizimi i raporteve menaxheriale në QBO është i thjeshtë dhe i lehtë për t’u mësuar. Ja një udhëzues hap pas hapi se si të vendosni dhe përdorni këtë funksion:
Ju mund të personalizoni raportet menaxheriale për të përfshirë:
Klikoni Edit (5) nga dritarja e raporteve menaxheriale
Nga shiriti navigues në anën e majtë mund të modifikoni çdo seksion të Raportit të Menaxhimit.
4. Përfshini raportet e përzgjedhura. Shkruani një titull unik, si p.sh. Pasqyrat financiare mujore, shtoni shënime dhe futni fusha në vendet ku dëshironi që të shfaqet përmbajtja e paracaktuar e kompanisë.
Shto ose fshini raportet, ndrysho titullin e një raporti (kjo do të ndikojë në tabelën e përmbajtjes), ndryshoni periudhën e raportimit dhe shtoni kolona krahasuese për periudhën/vitin e mëparshëm nëse është e aplikueshme
Zgjidh të përfshini shënimet e fundit. Mund të përfshini ndarjen e nën-llogarive, të ndryshoni titullin (kjo ndikon në tabelën e përmbajtjes), të shkruani përmbajtjen ose mund ta ngjisni nga një vend tjetër si Microsoft Word.
Pasi paketa e raportit është personalizuar dhe ruajtur si një raport i ri, si p.sh. Pasqyrat financiare mujore (shiko më sipër), mund të zgjidhni ta dërgoni me email (shiko më poshtë), ta eksportoni si PDF ose si DOCX, të kopjoni paketën, ose ta fshini (vini re që vetëm modelet që janë krijuar mund të fshihen, jo ato të parapërgatitura nga QuickBooks).
©Melita&Partners. Të gjitha të drejtat e rezervuara.