Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për partneritetin e ri me Kep Trust, institucionin lider mikrofinanciar i cili ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për fermerët dhe agro bizneset. Kjo marrëveshje është në kuadër të bashkëpunimit me Caritas Switzerland in Kosovo në projektin “Zhvillimi ekonomik rural i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës #SIRED
Ky partneritet është një hap i rëndësishëm drejt synimit tonë të përbashkët për mbështetjen e sektorit bujqësor dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Partneriteti me Kep Trust do të ndihmojë në adresimin e ngritjes së kapaciteteve në edukimin financiar dhe kontabilitetin digjital duke ju ofruar fermerëve dhe agrobizneseve qasje të shpejtë dhe fleksibile në një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare të dedikuara për bujqësi.