Përcjellja e parallogarisë tek kompanitë ndërtimore

Si pronar të kompanive ndërtimtare, ju e dini se si krijimi dhe përcjellja e parallogarive të sakta mund të jetë e komplikuar. Arritja e një ekuilibri të duhur është thelbësore për suksesin e projektit ndërtimor.

Rëndësia e parallogarive të sakta:

Parallogaria është pjesë përbërëse e dokumentacionit teknik në projekte ndërtimore, si dhe pjesë përbërëse e kontratës punuese. Kjo paraqet çmimin e parashikuar të punëve në bazë të kostove të cilat duhet të shpenzohen për materiale, punëtor dhe kosto tjera fikse. 

Nëse parallogaria nuk është e përcaktuar në mënyrë të saktë, mund të krijoj probleme më menaxhimin e financave tua, dhe të shkaktojë shtyrje të përfundimit të punëve.  

Si mund të përcjellim parallogaritë me sukses?

Parallogaritë dhe paramasat mund të krijohen dhe të përcjellen në mënyra të ndryshme, përmes metodave manuale me laps dhe letër, përmes spreadsheets në Excel, ose në mënyra automatike përmes aplikacioneve sikur QuickBooks-it. 

Përcjellja e parallogarive me QuickBooks 

Përdorimi i QuickBooks për krijimin dhe përcjelljen e parallogarive ka shumë përparësi. Me QuickBooks, ju mund të:

  • Kurseni deri 50% të kohës në krijimin dhe përcjelljen e parallogarive, në krahasim me mënyra manuale
  • Përdorni funksionet si Memorize, per të ruajtur strukturen dhe veprimet e përsëritshme. Kjo përshpejton proceset e punëve dhe shmang hyrjen e të dhënave të panevojshme, duke siguruar kohë dhe konsistencë. 
  • Përdorni të dhënat e gatshme të parallogarisë për të krijuar fatura automatikisht.

Krahasim i të Dhënave Historike:

Në QuickBooks, ju mund të krijoni databaze të të gjitha të dhënave tuaja. Referojuni projekteve të kaluara dhe parallogarive të tyre. Analizoni sa të sakta ishin parallogaritë tuaja të mëparshme dhe rregulloni parallogaritë e ardhshme bazuar në të dhënat e nxjerra nga arkivi.

Raportet e specializuara

Edicionet speciale për ndërtimtari të QuickBooks ofrojnë një listë të gjatë të raporteve të specializuara të cilat fokusohen në kontabilitetin për projekt të ndërtimeve.

Emri i raportitÇka shfaq raporti
Job StatusStatusi i të gjitha projekteve aktive 
Job Costs by Vendor & Job Summary Përmbledhja e shpenzimeve për furnitor/ nënkontraktor sipas projektit
Job Costs by Vendor & Job DetailDetajet e shpenzimeve për furnitor/ nënkontraktor sipas projektit 
Job Costs by Job & Vendor SummaryPërmbledhja e shpenzimeve për projekt sipas furnitorit/nënkontraktorit
Job Costs by Job & Vendor DetailDetajet e shpenzimeve për projekt sipas furnitorit/nënkontraktorit?
Job Costs Detail Detajet e shpenzimeve për projekt
Cost to Complete by Job SummaryCila është kostoja e pritur për të përfunduar të gjitha projektet? A është mbi ose nënvlerësuar projekti?
Cost to Complete by Job DetailCila është kostoja e pritshme për të përfunduar një projekt të caktuar dhe sa duhet të kushtojë për të përfunduar çdo situacion i asaj pune? 
Unpaid Bills by JobFaturat e papaguara për projekt
Unpaid Job Bills by Vendor Faturat e papaguara për projekt të përmbedhura për projekt

Raporti Cost to Complete by Job (Detail) 

Raporti Cost to Complete by Job i detajuar tregon:
Cilat janë pritet e kostojeve për të përfunduar një projekt të caktuar dhe sa duhet të investohet financiarisht për të përfunduar çdo faze të punës?

Ky raport ofron një pasqyrë të detajuar të aspektit financiar të projektin dhe ju përgatit për sa duhet të investoni financiarisht në pjesën tjetër të projektit për të përfunduar atë. Ndihmon në vlerësimin e nevojave financiare dhe tregon gjendjen aktuale të financave të projektit në çdo moment, duke paraqitur se sa pritet të investohet për përfundim.

Në përfundim, përcjellja e parallogarive në kompanitë ndërtimore është një proces jetik për suksesin e projekteve. Ekuilibri i duhur i kostove është kritik për përmbushjen e pritshme të punimeve dhe për parandalimin e komplikimeve financiare. Parallogaritë e sakta dhe ndjekja e tyre me metoda të avancuara si përdorimi i QuickBooks janë thelbësore për menaxhimin efektiv të financave. Një raport i detajuar “Cost to Complete by Job” ofron një përkufizim të qartë të kostove të pritura për të përfunduar projektin dhe është një mjet i vlefshëm për planifikim dhe monitorim të kujdesshëm të burimeve financiare. Me përdorimin e teknologjive të avancuara, si QuickBooks, pronarët e kompanive ndërtimore mund të shfrytëzojnë një mjedis efikas dhe të përshtatshëm për të siguruar suksesin e projekteve të tyre.

Ndani këtë artikull:

More Posts

Send Us A Message

Na lini t'ju ofrojmë konsulencë, e përmes saj
të identifikojmë nevojat e biznesit tuaj.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]