Pozhegu Brothers është një kompani ndërtimore investive e cila është duke ndërtuar një nga qendrat tregtare më moderne, së bashku me zonën për banim, në lokacionin më të zhvilluar të kryeqytetit të Kosovës. Kjo qendër është prezantuar si një projekt tejet atraktiv i cili do të përdor teknologjinë dhe dizajnin e fundit për të ofruar një mjedis modern për bizneset dhe klientët e tyre.
Industria ndërtimore është një nga sektorët thelbësorë të ekonomisë sonë, sidomos kompanitë ndërtimore investive, si Pozhegu Brothers, të cilat luajnë një rol të madh në zhvillimin e qyteteve dhe infrastrukturës. Në anën tjetër, kjo industri po përballet me sfida të mëdha që ndikojnë në qendrueshmëri dhe arritjen e suksesit. Poashtu, industria ndërtimore ka shumë kërkesa specifike në përmbushjen e standardeve të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor.
Sfidat e Pozhegu Brothers si kompani ndërtimore investive lidhen shumë shpesh direkt me sfidat e kompanive ndërtimore punëkryese.
Për të përfunduar projektet e tyre, kompanitë po përballen me mungesën e punëtorëve të kualifikuar në fushën e ndërtimit.
Kostot e materialeve të ndërtimit dhe pagesa e punëtorëve janë në rritje, duke krijuar sfida në kontrollimin e kostove të kontraktorëve në krahasim me parallogaritë dhe fitimet e planifikuara për projekt.
Përcaktimi i saktë i kostos për projekt dhe mbyllja e investimeve në vijim, është një sfidë tjetër pasiqë kompania duhet të ketë informacion të saktë lidhur me kostot në mënyrë që të kapitalizojë investimet.
Kalkulimi i koeficientit të TVSH-së dhe përgaditja e automatizuar e raporteve për deklarime tatimore mund të has në sfida për shkak të variablave të shumëta të kompanisë që janë gjithmonë në ndryshim.
Këto sfida përfaqësojnë disa prej sfidave themelore me të cilat Pozhegu Brothers është ballafaquar, dhe ka gjetur zgjidhje të personalizuar te Melita&Partners.
Me një përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimtarisë dhe njohjen e thellë të sfidave kryesore në treg, ne ofruam zgjidhje inovative për rritjen e efikasitetit financiar dhe operacional. Përmes implementimit të teknologjisë dhe trajnimeve të specializuara, si në aspektin e përdorimit të softuerit e deri tek adresimi i nevojave specifike të klientit, si p.sh. trajtimi i huasë dhe mundësia që secila hua të ndjeket individualisht, kemi siguruar rezultate të shkëlqyera në aspektin e menaxhimit financiar të kompanisë.
Pakoja e softuerit të implementuar përbëhet nga QuickBooks Premier, Edicioni për Ndërtimtari dhe modulet shtesë si:
Trajnimet e specializuara janë ofruar në lokacion te klienti. Kjo ka rezultuar si mënyra më e mirë që përveç trajnimit, klienti poashtu të sigurohet që zgjidhja plotëson nevojat dhe është e personalizuar me të gjitha detajet e situacioneve, parallogarisë, klientëve, punëtorëve, kontraktorëve dhe çdo detaj tjeter që ndikon në mbarëvajtjen e implementimit. I tërë trajnimi është bërë me dokumente reale dhe transakcione të kompanisë.
Pas implementimi dhe trajnimit, Pozhegu Brothers si pjesë të zgjidhjes ka edhe përkrahjen e vazhdueshme të specializuar sipas industrisë së ndërtimtarisë.
Raportet të cilat gjenerohen përmes QuickBooks, Edicioni për Ndërtimtari janë të specializuara për raportim financiar dhe kontabilitet për projekt. Pra, Pozhegu Brothers si kompani investuese e cila ka kontraktorë të shumtë për secilin situacion dhe projekt, me zgjidhjen e ofruar ka raportim që përkrah informacion të ndarë për të gjitha shpenzimet dhe të hyrat për njësi si: shitjet, pagesat, paradhëniet etj. Këto raporte mund të përshtaten dhe të modifikohen sipas nevojës dhe mund të memorizohen për gjenerim automatik.
Disa nga raportet specifike janë listuar në tabelën më poshtë.
Përcjellja e parallogarisë sipas situacioneve është thelbësore kur jemi tek projektet ndërtimore.
QuickBooks mundëson që kompania të regjistrojë parallogarinë sipas së cilës ka marrë leje ndërtimore dhe çdo shpenzim të regjistrohet për projektin dhe situacionin ashtu siç është paraparë me projekt. Kjo ndihmon në monitorimin e të ardhurave dhe shpenzimeve për projekt duke përfshirë edhe transaksionet barter.
Është kritike për kompaninë ndërtimore të kuptoj investimet totale për projekt në mënyrë që të përmbyll investimet në vijim dhe të kapitalizoj këto investime në asete.
QuickBooks ndihmon në vendimmarrje përmes raporteve specifike si më poshtë. Raportet mund të përshtaten dhe të modifikohen sipas nevojës.
Emri i raportit | Çka shfaq ai raport |
Job Status | Statusi i të gjitha projekteve aktive |
Job Costs by Vendor & Job Summary | Përmbledhja e shpenzimeve për furnitor/ nënkontraktor sipas projektit |
Job Costs by Vendor & Job Detail | Detajet e shpenzimeve për furnitor/ nënkontraktor sipas projektit |
Job Costs by Job & Vendor Summary | Përmbledhja e shpenzimeve për projekt sipas furnitorit/nënkontraktorit |
Job Costs by Job & Vendor Detail | Detajet e shpenzimeve për projekt sipas furnitorit/nënkontraktorit |
Job Costs Detail | Detajet e shpenzimeve për projekt |
Cost to Complete by Job Summary | Cila është kostoja e pritur për të përfunduar të gjitha projektet? A është mbi ose nënvlerësuar projekti? |
Cost to Complete by Job Detail | Cila është kostoja e pritur për të përfunduar një projekt të caktuar dhe sa duhet të kushtojë për të përfunduar çdo situacion i asaj pune? |
Unpaid Bills by Job | Faturat e papaguara për projekt |
Unpaid Job Bills by Vendor | Faturat e papaguara për projekt të përmbedhura për projekt |
QuickBooks mundëson regjistrimin e kontratave të shitjes së objekteve duke bërë dallimin në mes të objekteve të banimit të cilat shiten pa TVSH dhe atyre afariste, të cilat shiten me TVSH.
Kontrata e shitjes regjistrohet sipas dinamikës së paraparë të pagesave dhe pastaj mund të bëhet monitorimi i inkasimeve të pagesave. Në rast të vonesave, mund të automatizohet dërgimi i përkujtuesve për pagesë.
Kosto e mallit të shitur kalkulohet automatikisht në bazë të çmimit të parashikuar deri në përfundim të objektit dhe përcaktimit të kostos reale.
Personalizimi i QuickBooks mundëson që Pozhegu Brotherstë jetë në pajtueshmëri me kërkesat tatimore dhe të standardeve të kontabilitetit vendor dhe ndërkombëtar. Këto përfshijnë rregulla të caktuara për shpërndarjen e të ardhurave dhe kostove gjatë periudhave të caktuara kontabël.
Në kohën e digjitalizimit të proceseve operative, siguria e të dhënave bëhet thelbësore për çdo kompani. Disa karakteristika kyçe në aspektin e sigurisë së të dhënave përfshijnë:
Inovacioni në menaxhimin e financave dhe projekteve të ndërtimit është jetik për rritjen dhe suksesin e kompanive si Pozhegu Brothers.
Përdorimi i QuickBooks dhe moduleve shtesë ka lehtësuar përcjelljen e projekteve, llogaritjen e kostos perfundimtare të projektit, si dhe pajtueshmërinë e tyre me kërkesat tatimore.
Për të garantuar sigurinë e të dhënave, ata kanë shfrytëzuar backup automatik, enkriptim të të dhënave, dhe një gjurmueshmëri për monitorim të ndryshimeve nga përdoruesit. Kjo tregon se si teknologjia moderne mund të transformojë industrinë e ndërtimit për ta bërë atë më efikase dhe të qëndrueshme.