Pse kalimi në sistem të centralizuar të POS është zgjidhje e së ardhmes?

Sistemet e pikave të shitjes (POS) kohëve të fundit kanë përjetuar një zhvillim te shpejtë. Në anën tjetër me krizën globale të shkaktuar  nga pandemia COVID-19 janë rritur kërkesat e shitësve me pakicë/restoranteve/franshizave me qenë sa më afër konsumatorve duke dëshiruar të përfitojnë një përmbledhje 360 shkallë për secilin nga konsumatorët e tyre. Për të arritur kompanitë këtë, qasja në të dhëna është esenciale.  Kjo tregon se industria tani po bëhet më intelegjente, pagesat tani mund të lidhen me sisteme të besnikërisë (lojalitetit) ku konsumatorët japin të dhënat e tyre në këmbim të përfitimeve ose promovimeve të personalizuara, duke krijuar një pamje më të fuqishme 360 ​​shkallë. E gjithë kjo e kombinuar – të dhënat dhe përvojat e personalizuar mund të nxisin blerjet e përsëritura dhe besnikërinë në një kohë kur shitësit me pakicë kanë nevojë për më shumë.

Pra, marrja e të dhënave nga këto sisteme është thelbësore. Por problemi që kemi sot është se shumë shitës me pakicë kanë akoma sisteme të decentralizuara POS (d.m.th. vendndodhje të shumëfishta me sistemet e tyre të pavarura POS, ose sisteme jo plotësisht të integruara me zyrat qendrore). Kjo e bën mbledhjen dhe analizimin e të dhënave shumë më të vështirë dhe pengon aftësinë e një shitësi me pakicë/restorant/franshize për ta kthyer këtë transformim të POS-it në avantazhin e tyre.

Si të shkohet në të ardhmen?

Tani është koha e duhur për një azhurnim të infrastrukturës tuaj POS. Ekzistojnë të gjithë elementet për të krijuar një sistem të menaxhuar në mënyrë qendrore që mund të mbështesë vizionin e së ardhmes për shitje me pakicë/restorant/franshizë. Disa nga benefitet janë listuar si mëposhtë:

Paratë e investuara sot, formojnë një bazament të qëndrueshëm për të dhënat e konsumatorve që ju nevojiten për të ardhmen.

Me një sistem të centralizuar të POS, shitësit me pakicë/restorantet/franshizat instalojnë në pikat e caktuara POS i cili është i lidhur me HQ POS në serverin qendror i cili mëtutje integrohet me sistem financiar. Këto sisteme të lidhura u ofrojnë zyrave qendrore raporte në kohë reale mbi trendet e blerjes së klientëve, menaxhimin e fuqisë punëtore, stoqeve, kostot tjera në të gjithë kompaninë, si hudhjet, ushqimi i punëtorve, amortizimi i mjeteve themelore etj.  Ato gjithashtu mundësojnë info më të thella në blerjet e konsumatorve dhe informacione të preferencave që mund të përdoret për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të blerësve përmes programeve të përshtatura të besnikërisë. Duke centralizuar të dhënat në këtë nivel, ju filloni të ndërtoni bazën për të dhënat që ju nevojiten për të konkurruar në treg.

Ofertat promocionale – Çdo kompani dëshiron të jetë sa më afër konsumatorve të vet dhe për këtë ju nevojiten të dhëna analitike. Sistemet e centralizuara të POS ju mundësojnë që në cdo kohë të përcjellni trendin e shitjeve në cdo dyqan/restorant/franshizë dhe mëpastaj në bazë të këtyre  të dhënave të bëni promocione të ndryshme në pika të ndryshme të shitjes nga niveli qendror.

Planifikimi i stoqeve – Çdo kompani e cila mirret me prodhimin dhe shitje te mallrave e ka shumë të rëndësishme përcjelljen e nivelit të stoqeve.  Planifikimi i stoqeve ka të bëj me përcaktimin sasive minimale/optimale, kohës që nevojitet me arrit një mall dhe me trendin e caktuar të shitjeve edhe sa ditë do të ketë stok për mallin e caktuar, edhe informatava tjera që kompania të planifikoj prodhimin dhe shitjet.

Normativat

Normativat paraqet listën e produkteve dhe sasinë që nevojitet për të kompletuar një produkt final. Për industri të restoranteve/franshiza, etj shitja dhe qarkullimi është me rëndësi, por informata për menaxhmentin/pronarin  është jokomplete nëse gjatë shitjes nuk regjistrohet KMSH e produktit për të gjeneruar bruto profitin. Nëse nuk keni planifikim të  stoqeve mund të ndodh që për një artikull nuk arrini të kompletoni produktin final kurse në bilanc të gjendjes keni informatën për stoqe që është pasuri/asset i kompanisë por që realisht nuk mund ta konvertoni lehtë në para për shkak të mungesës së informacionit.

Raportimi

Me sistem të centralizuar të mPOS dhe teknologjitë ne dispozicion ju mund të keni raporte në kohë reale  për shitjet, cila pika shet më shumë e cila më pak, cilat janë orët ku fluksi është më i madh etj etj që ju ndihmon juve të bëni strategjinë e shitjes dhe promocionit. Duke përdorur njohuritë e marra nga raportet, merrni vendime të informuara të biznesit bazuar në atë që funksionon dhe çfarë jo. Pasi të jenë marrë ato vendime, rivlerësoni ato për të siguruar që ato ndryshime kanë qenë të dobishme për biznesin tuaj.

Si përmbledhje, ka shumë më shumë arsye për të centralizuar sistemet dhe menaxhimin e POS, duke përfshirë monitorimin dhe raportimin në nivelin e korporatave dhe dyqaneve, menaxhimin e informacionit dhe analizat dhe mbi të gjitha integrimin me sistemi financiar. Por me përmirësimet në integrim, shpejtësinë e përpunimit të të dhënave, tani është koha më e mirë për të vlerësuar infrastrukturën tuaj ekzistuese POS dhe për të krijuar një plan të ri të rritjes që mbështet klientët tuaj sot dhe nesër.

Ndani këtë artikull:

More Posts

Send Us A Message

Na lini t'ju ofrojmë konsulencë, e përmes saj
të identifikojmë nevojat e biznesit tuaj.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]