Pse Siguria Kibernetike është e rëndësishme për biznesin?

Në botën e sotme siguria ndaj sulmeve kibernetike cçdo ditë e më shumë është duke u bërë me sfiduese për t’u menaxhuar. Kjo për faktin se sulmuesit kibernetik ndryshojnë vazhdimisht metodat e ekzekutimit të sulmeve të cilat janë të paparaishikueshme. Kërcënimet kryesore për biznesin nga sulmet kibernetike janë:

  • Sabotazha e punës së sistemeve (Denial of Services); dhe
  • Kompromitimi i Sigurisë të të dhënave që përfshijnë të dhëna personale dhe të dhëna tjera konfidenciale për klientat , si p.sh. sekretet tregtare.

Shumë pronarë biznesi besojnë se bizneset e tyre janë shumë të vogla për të tërhequr interesin e kriminelëve kibernetikë, por softuerët e njohur si “malware” mundësojnë inicimin e sulmeve në numër të madh kompjuterësh. “Ransomware” është virus, i cili pamundëson shfrytëzimin e të dhënave në kompjuter të viktimës derisa nuk të paguhet haraqi (ransom). Nëse bizneset nuk ndërmarrin masa paraprake për të mbrojtjen e të dhënave, mund të ndodhë që klienti i caktuar më nuk do të blej shërbime nga biznesi dhe mund të vazhdoj bashkëpunimin me konkurrencën. Tek biznesi kjo ndikon në rrjedhje të parasë, dëmtim të reputacionit dhe biznesi mund të paditet.

Përveç Përpos hakerave dhe sulmeve nga jashtë, kriminelët e ndryshëm tentojnë të marrin shënimet për klientat tuaj edhe përmes “insajderave” apo përmes punëtorëve jo-lojal të cilët do të tentojnë të keqpërdorin këto të dhëna për përfitime personale.

Shumë pronar biznesi, më pyesin si të adresojnë aspektet e sigurisë. Gjithmonë u rekomandoj të punohet në edukimin dhe vetëdijësimin e stafit tëe kompanisë. Disa nga masat që ju rekomandoj të ndërmarrin po i listoj si mëposhtë:

  • Vendosni politika të qarta të sigurisë së informacionit dhe JU bëhuni shembulli që ata do ndjekin. Bisedoni vazhdimisht me kolegët për sigurinë e të dhënave tuaja dhe klientave tuaj;
  • Njoftoni stafin për kërcënimet e mundshme (e-mail scams, phishing, virus, trojan);
  • Është vetëm një administrator i sistemit, fjalëkalimi i të cilit ruhet në zarfë të plombuar;
  • Keni kujdes nga shkarkimi i softuerëve të dyshimtë apo atyre që nuk ndërlidhen direkt më punën që bëhet;
  • Vendosni politika për fjalëkalimet të cilët duhet të ndërrohen cçdo 3 muaj. Fjalëkalimet nuk bën të shkruhen në letra dhe vendosen në kënd të monitorit;
  • Çdo herë kur stafi largohet nga kompjuteri, ekrani duhet të bëhet “lock”;
  • Mos përdorni USB. Nëse është e domosdoshme, atëherë të përdoren USB që enkripton të dhënat;
  • Bëni procedura të pranim/dorëzim për punëtorët që largohen dhe si pjesë e shkarkimit nga detyrat të jetë edhe pranim dorëzimi i qasjeve në sisteme të informacionit;
  • Bëni backup të vazhdueshëm të të gjitha shënimeve dhe ruani nëw lokacion tjetër;
  • Testoni procedurat kohe pas kohe dhe avanconi;

 

Fatmirësisht në kompaninë tonë përdorim QuickBooks®Online që na mundëson neve dhe klientave tanë të kemi mbrojtje të të dhënave nga sulme të tilla ku të dhënat janë të enkriptuara me standardin më të lartë SSL 256. Instituti Amerikan i Kontabilistëve të Çertifikuar ka krijuar rregullore  dhe standarde për të mbrojtur të dhënat në CLOUD të cilave i nënshtrohet edhe  QuickBooks®Online. Sipas këtyre standardeve, kompanive që u besohen të dhënat sensitive financiare nuk kanë asnjë tolerancë të gabimit dhe mbrojtja e këtyre të dhënave është shumë strikte dhe me legjislacion striktë.  Çdo shfrytëzues që ka qasje në system (sipas privilegjeve të caktuara) le gjurmë të cçdo veprimi që bën në sistem dhe në cçdo kohë mund të nxjerret raporti i njohur “audit trail”. Në rast të dëmtimit apo vjedhjes kompjuterit/laptopit tuaj, të dhënat e juaja dhe klientave tuaj janë të sigurta dhe ju do të keni qasje në cçdo kohë nga cçdo pajisje tjetër, ju nevojitet vetëm qasja në internet. Poashtu të dhënat e juaja ruhen në lokacione të ndryshme gjeografike që në rast të ndonjë fatkeqësie elementare kthimi i të dhënave dhe sistemi bëhet shumë shpejtë.

Këto janë disa nga arsyet pse përdorimi i platformave për menaxhim kontabiliteti dhe financa të bazuara në cloud, sic është QuickBooks® Online jui ndihmojnë biznesevet të evitojnë sulme të ndryshme dhe ofrojnë siguri lartë të dhënave.

Ndani këtë artikull:

More Posts

Send Us A Message

Na lini t'ju ofrojmë konsulencë, e përmes saj
të identifikojmë nevojat e biznesit tuaj.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]