fbpx

Nuk jemi kontabilistët më të lirë në treg, dhe pse kjo është e mirë për biznesin tuaj!

Melita Ymeraga
Kontabiliste  e Çertifikuar
Eksperte e Çertifikuar e Transformimit Digjital

3 minuta lexim

Është shumë zhgënjyese kur bisedoj me klientë të cilët kanë pasur përvoje jo të mirë me kontabilistët në të kaluaren. Kjo nuk ka të bëjë çdo herë me tarifen që ju paguani për këto shërbime, por ka të bëjë edhe me mënyren se si ofrohen shërbimet dhe sa ngushtë bashkëpunon biznesi me kontabilistin. Edhe pse dorën në zemër, sa më pak që paguani, më pak përkrahje do të merrni.

Dëgjojmë se si kontabilistët nuk reagojnë shpejtë dhe nuk janë proaktiv. Dëgjojmë se si tatimet deklarohen në momentin e fundit dhe stresin që ky proces shkakton. Si pronar biznesi, ju dëshironi (dhe duhet) të mbështeteni në kontabilistë të cilët janë çdo herë aty për ju!

Ky blog nuk e ka për qëllim që ju të vajtoni të kaluarën dhe i stilit “a t’kom thon”, por ne kemi shkruar këtë blog për të skjaruar se pse një shërbim i shkëlqyer vjen më një kosto dhe vlerën e shtuar që ju do të merrni në këmbim.

Shënim: Mund të mos jemi kontabilisti i duhur për ju dhe kjo është krejt në rregull!

Nëse keni arritur të lexoni deri këtu, dhe po mendoni:

Unë jam i interesuar më shumë për kontabilist tradicional dhe nuk jam i interesuar të mësoj si të përdori teknologji të reja, kjo është krejt në rregull dhe mund t’ju rekomandojmë kolegët tanë që punojnë në këtë mënyrë.

Ne jemi këtu për të treguar dallimin e shërbimeve të kontabilitetit të bazuara në teknologji kundrejtë atyre tradicionale dhe e dijmë që këto shërbime nuk janë të përshtatshme për të gjithë. POR, nëse jeni SH.P.K. dhe dëshironi një jetë më të mirë për vehten, për biznesin tuaj dhe familjen tuaj, atëherë vazhdoni të lexoni tutje!

Ne nuk jemi kontabilist për një herë në muaj dhe vetëm për deklarime tatimore por punojmë me ju si partner në ofrimin e një qetësie financiare afatgjate!

Ne besojmë se kemi çmimet më të arsyeshme për një shërbim të shkëlqyeshëm. Ne bëhemi pjesë e çdo hapi gjatë rritjës së biznesit tuaj, sepse e dimë që kontabiliteti është njëra prej pikave më të rëndësishme.

Ne duam t’ju ndihmojmë të:

  • Drejtoni një biznes të suksesshëm dhe merrni pushim dhe
  • Bëni një fitim dhe jini të pranishëm me të dashurit tuaj

Mënyra se si punojmë është e dizajnuar që t’ju ndihmojmë ta bëni këtë. Ja se si:

  • Ne reagojmë shpejt
  • Ne bëjmë mbajtjen e kontabilitetit në baza ditore (me kusht që të kemi pranuar dokumentet që na nevojitet nga ju)
  • Nuk ka asnjë befasi
  • Kemi çmime transparente https://melita-partners.com/mdigitalaccounting/
  • Ne kemi investuar në sisteme dhe procese për të siguruar që jemi efikasë dhe shumë përpara afateve ligjore.
  • Ne përdorim teknologjitë lidere në botë për të ndihmuar proceset dhe shërbimet tona
  • Ne e marrim seriozisht zhvillimin e vazhdueshëm profesional brenda ekipit

Ne investojmë në përmirësimin e vazhdueshëm të biznesit tuaj dhe ekipit tonë. “Bëje diferencen” është njëri ndër vlerat tona në Melita&Partners.

Një tarifë e lirë e kontabilitetit mund t’ju ndihmojë të qëndroni mirë me ATK, gjë që është e nevojshme. Por është gjithashtu minimumi i asaj që një kontabilist i mirë është këtu për t’ju mbështetur. Ju keni bërë një hap të madh në drejtimin e një biznesi dhe ne duam t’ju ndihmojmë në çdo hap të rrugës për ta bërë atë një sukses.

Ne bëjmë kontabilitet çdo ditë, pyetjet javore dhe kontrolla të plota çdo muaj. Ne kemi gjetur se kjo është mënyra më efikase për të drejtuar mbajtjen e librave, kështu që ju të keni informata të sakta në kohe reale se çfarë po ndodhë me biznesin tuaj. Këto janë të informacionet në të cilat bazoni vendimet tuaja më të rëndësishme.

Cmimet tona janë të bazuara në misionin tonë: Për të bërë kontabilitetin sa më të shpejtë dhe të thjeshtë të mundshëm, në mënyrë qe ju të keni kohë të mirreni me zhvillimin e biznesit tuaj.

Dhe, për ta kryer këtë mision, ne kemi qenë të përkushtuar për të mësuar vazhdimisht dhe kemi investuar në teknologjinë lidere në botë për të ndihmuar sistemet dhe proceset tona të brendshme të punës. Ne nuk do të ishim në gjendje të ofrojmë kontabilitet ditor, pa një investim të tillë.

Për më shume informata rreth shërbimeve ndjehuni të lirë të na kontaktoni në:[email protected]