Në industrinë e ushqimit të shpejtë, franshiza e KFC (Kentucky Fried Chicken) është një prej kompanive liderë në 147 vende të botës, duke përfshirë edhe tregjet e Kosovës dhe Maqedonisë. Megjithatë, përkundër suksesit global, kompanitë franshizuese ndeshen me sfida të ndryshme nëpër tregjet lokale, përfshirë këtu edhe KFC. Këto sfida lidhen direkt me stokun, financat dhe operacionet.
Ne këtë rast studimi, do të hedhim dritë mbi disa hapa dhe zgjidhje që janë ndërmarrë nga kompania jonë Melita&Partners për të përmirësuar operacionet e KFC në Kosovë dhe Maqedoni.
Nevoja për të parashikuar me saktësi volumin e shitjeve të produkteve në bazë të llojit, kategorisë, dhe orarit tëshitjeve në çdo pikë, duke marrë parasysh variablitetin në kërkesë.
Sigurimi i lëndës së pare dhe produkteve të gatshme është thelbësor për operacionet e KFC.
Kompania duhet të menaxhojë prodhimin dhe stokun me efikasitet, minimizimin e humbjeve dhe hudhjeve të panevojshme.
Për të siguruar cilësinë e produkteve, është sfidë të menaxhohet furnizimi dhe kontrolli i freskisë.
Monitorimi i performancës së kompanisë në tërësi është një sfidë për të bërë ndryshime të nevojshme për rritjen dhe suksesin.
Një sfidë kryesore gjithmonë është shërbimi i shpejtë dhe efikas për klientët.
Menaxhimi i ekipit dhe sigurimi që ata janë produktiv.
Përmirësimet në efikasitetin e operacioneve dhe menaxhimin e stokut kanë pasur një impakt pozitiv në shërbimin e KFC në Kosovë dhe Maqedoni, me fokus në parashikim dhe planifikim të mirëfilltë të këtyre proceseve.
Përveç kësaj, implementimi i sistemeve të reja ka rritur qëndrueshmërinë e operacioneve të KFC në këto dy vende dhe ka ndihmuar në uljen e humbjeve dhe hudhjeve të pa nevojshme.
Përmbledhja e këtij rasti studimi tregon se përdorimi i teknologjisë dhe strategjive të menaxhimit mund të përmirësojë dukshëm performancën e kompanive në tregun e ushqimit të shpejt, veçanërisht në një treg me konkurrencë të lartë.
Nëse doni të dini më shumë rreth shërbimeve që i japim nga Melita&Partners, mos hezitoni të na kontaktoni!
©Melita&Partners. Të gjitha të drejtat e rezervuara.