Rast Studimi

Modernizimi i Proceseve të Shitjes dhe Menaxhimit të Stokut në Franshizën KFC në Kosovë dhe Maqedoni

Në industrinë e ushqimit të shpejtë, franshiza e KFC (Kentucky Fried Chicken)  është një prej kompanive liderë në 147 vende të botës, duke përfshirë edhe tregjet e Kosovës dhe Maqedonisë. Megjithatë, përkundër suksesit global, kompanitë franshizuese ndeshen me sfida të ndryshme nëpër tregjet lokale, përfshirë këtu edhe KFC. Këto sfida lidhen direkt me stokun, financat dhe operacionet.

Modernizimi i Proceseve të Shitjes dhe Menaxhimit të Stokut në Franshizën KFC në Kosovë dhe Maqedoni

Ne këtë rast studimi, do të hedhim dritë mbi disa hapa dhe zgjidhje që janë ndërmarrë nga kompania jonë Melita&Partners për të përmirësuar operacionet e KFC në Kosovë dhe Maqedoni.

Sfidat

Projeksionet e shitjeve sipas pikave të shitjes

Nevoja për të parashikuar me saktësi volumin e shitjeve të produkteve në bazë të llojit, kategorisë, dhe orarit tëshitjeve në çdo pikë, duke marrë parasysh variablitetin në kërkesë.

Disponueshmëria e lendës së pare dhe produkteve finale

Sigurimi i lëndës së pare dhe produkteve të gatshme është thelbësor për operacionet e KFC.

Menaxhimi i sasisë dhe prodhimit, menaxhimi i humbjeve

Kompania duhet të menaxhojë prodhimin dhe stokun me efikasitet, minimizimin e humbjeve dhe hudhjeve të panevojshme.

Ofrimi dhe shitja e produkteve sa më të freskëta

Për të siguruar cilësinë e produkteve, është sfidë të menaxhohet furnizimi dhe kontrolli i freskisë.

Vizibiliteti dhe performanca e tërë kompanisë

Monitorimi i performancës së kompanisë në tërësi është një sfidë për të bërë ndryshime të nevojshme për rritjen dhe suksesin.

Shpejtesia e shërbimit

Një sfidë kryesore gjithmonë është shërbimi i shpejtë dhe efikas për klientët.

Optimizimi i ekipit

Menaxhimi i ekipit dhe sigurimi që ata janë produktiv.

Zgjidhja jonë

Si u bë përmirësimi i rrjetit?

Hapi fillestar, i nevojëm për lehtësimin e dukshëm të sistemit, ishte përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit në çdo pikë shitese dhe në qendrën kryesore të menaxhimit.

  • Rrjeti u virtualizua, dhe u nda në dy pjesë për KFC Kosova dhe KFC Maqedonia, për të pasur më të lehtë menaxhimin veçmas për secilin shtet. 
  • Përbrenda këtyre rrjeteve, pastaj është bërë ndarja e dytë: një rrjet i jashtëm për klientë dhe një rrjet i brendshëm për qëllime operative të ekipit. Para kësaj ndarje, ka ndodhur të ketë problem me mbingarkimin e rrjetit, dhe porosite nuk procesoheshin në kohë. Kjo kohë gjatë së cilës rrjeti ka qenë i bllokuar nga mbingarkimi, ka pasur kosto për kompaninë.

Hapi i ardhshëm ishte implementimi i sistemit të përsonalizuar mPOS (Point of Sale System), i cili është sinkronizuar me QuickBooks Enterprise Platinum Edition, për të cilën kompania është abonuar. Ky sistem e lejon kompaninë të monitorojë dhe menaxhojë proceset e shitjes dhe financiare në mënyrë efikase, duke përfshirë këtu dhe mundësinë për t’u monitoruar performanca nga partnerët në SHBA.

Raportimet e personalizuara

Sistemi mPOS ofron mundësinë për organizimin dhe menaxhimin më të lehtë të informacionit duke e kategorizuar dhe duke lejuar krijimin e raporteve të cilat lehtë redaktohen. Këto janë disa nga raportet e disponueshme:

  • Kërkimi i artikullit në bazë të emrit ose me barkod
  • Ndarjet e produkteve në kategori, si dhe ndarja e menusë, artikujve, ofertave.
  • Kerkimi/Shtimi/Editimi i klientit në ekran të shitjes.
  • Llojet e ndryshme të pagesave (pagesa ndamas, shitje me borxh, pagese me cash, banke ose kartelë, voucher, gratis)
  • Xhiro analitike, xhiro ditore, Close Cash, stoku momental dhe shitje ditore
  • Hapësira për konfigurimin e elementeve në mPOS, ashtu siç i përshtatet situates (si p.sh. Konfigurimi i mënyrës së kërkimit të produkteve për dritaren e shitjes)

Në kategorinë e analitikës në mPOS, ka raporte automatike që ndahen në kategori: Sales (Shitje), Inventory (Stoku), Employee (Punëtori). Ato japin raporte në çdo kohë për:

  • Produkti më i mirë (i shitur), dita me shitje më të mira, performanca e produkteve, shitjet vjetore, raporti për mënyrën e të ushqyerit (dine-in, take-aëay, drive-though)
  • Stoku, raporti i porosisë, humbja e ushqimit
  • Punëtori më i mirë, performanca e punëtorit, ushqimi i punëtorit

mPOS e ka bërë shitjen shumë më të thjeshtësuar për punëtorin, dhe konfigurimet për produkte dhe oferta i ka bërë shumë të drejtpërdrejta. Përçimin e informacionit e ka përshpejtuar, në mënyrë të njejtë për stafin e prodhimit dhe shitjes, si edhe për stafin menaxherial dhe operacional të cilët luajnë rolet më të mëdha në planifikim.

Për franshiza të llojit si KFC, vazhdimësia e punës është e domosdoshme. Pikërisht për atë arsye, puna jonë ka qenë e shpejtë dhe me shumë sukses, pa ndikuar në ndërprerje të shërbimit. Kohegjatësia totale e këtij procesi të implementimit ishte vetëm 3 muaj.

Rezultati i punës së Melita&Partners me implementim në kohë rekord ishte me të vërtetë pozitiv. Në vitin 2018, 1 vit pas implementimit të sistemeve tona, KFC Kosova dhe KFC Maqedonia arritën të fitojnë çmimin “Expanding Territories” në Pragë, vlerësim në nivel global të KFC.

Pas implementimit të këtyre ndryshimeve, kompania arriti përmirësime në këto pika kyçe:

  • Çdo pikë shitjeje menaxhohet si një “mini-kompani” me veti të veta.
  • Profitabiliteti për secilën pikë kontrollohet në mënyrë të veçantë.
  • Është shtuar mundësia e krijimit të ofertave të ndryshme në çdo kohë dhe vend.
  • Çdo pjesë e sistemit financiar është sinkronizuar me QuickBooks. 
  • Është automatizuar sistemi për pasqyrat financiare.
  • Kohëgjatësia e gjenerimit të raporteve është shkurtuar.

Përfitimet indirekte që kanë rezultuar pas punës të përbashkët të Melita&Partners dhe KFC, janë identifikuar:

Sipas rezultateve të këtij bashkëpunimi dhe implementimit të sistemit mPOS, ka ardhur një ndryshim thelbësor në menaxhimin dhe performancën e operacioneve të KFC, duke sjellë përmirësime të dukshme në efikasitet dhe kontroll të proceseve.

Siguria e informacionit dhe ndaj viruseve

Siguria e informacionit dhe mbrojtja nga viruset, përfshirë ransomware, ishin aspekte të rëndësishme të adresuara gjatë implementimit të sistemeve të reja. Backup-i ose përditësimi i të dhënave është bërë një përbërës i rëndësishëm i sigurisë së informacionit. Ky proces është i domosdoshëm për të ruajtur të dhënat e kompanisë dhe për të siguruar që ato janë në dispozicion edhe në rast të ndonjë incidenti të papritur ose dëmtimit të pajisjeve.

Përfundim

Përmirësimet në efikasitetin e operacioneve dhe menaxhimin e stokut kanë pasur një impakt pozitiv në shërbimin e KFC në Kosovë dhe Maqedoni, me fokus në parashikim dhe planifikim të mirëfilltë të këtyre proceseve.

Përveç kësaj, implementimi i sistemeve të reja ka rritur qëndrueshmërinë e operacioneve të KFC në këto dy vende dhe ka ndihmuar në uljen e humbjeve dhe hudhjeve të pa nevojshme.

Përmbledhja e këtij rasti studimi tregon se përdorimi i teknologjisë dhe strategjive të menaxhimit mund të përmirësojë dukshëm performancën e kompanive në tregun e ushqimit të shpejt, veçanërisht në një treg me konkurrencë të lartë.

Na kontaktoni!

Nëse doni të dini më shumë rreth shërbimeve që i japim nga Melita&Partners, mos hezitoni të na kontaktoni!

melita&partners, team, woman accounting, woman at work, woman consulting, woman giving advice
[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]