Jemi të lumtur t’u njoftojmë për zhvillimin e ri që synon të transformoj avancimin e shkathtësive të studentëve të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit Hasan Prishtina, Prishtinë.
Si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar me Fakultetit Ekonomik, kemi filluar trajnimin praktik të kontabilitetit përmes QuickBooks®. Kjo iniciativë inovative e trajnimit do t’i pajisë studentët me aftësi praktike të kontabilitetit duke ndërlidhur teorinë dhe praktikën përmes teknologjisë së aplikuar në botën reale.