Ne jo vetëm që besojmë se arsimi është një mjet i fuqishëm që mund të përmirësoj jetën dhe avancoj shoqërinë, por edhe angazhohemi vazhdimisht të kontribuojmë në këtë drejtim!

Prandaj, jemi të lumtur t’ju njoftojmë që kemi nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik-Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me qëllim të promovimit të arsimit cilësor përmes aktiviteteve të përbashkëta, duke përfshier edhe orët praktike në kontabilitet të aplikueshëm përmes aplikacionit lider botëror QuickBooks®.

Marrëveshja është nënshkruar nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Driton Balaj dhe bashkë-themeluesja e kompanisë Melita Ymeraga.

Ne besojmë që ky bashkëpunim do të jetë një hap i rëndësishëm në ofrimin e mundësive të reja për studentët e Fakultetit Ekonomik.

[calendly url="https://calendly.com/melitaandpartners/consultation-call-business" type="1" form_height="800" form_width="800" hide_cookie_banner="1"]