Ju falënderoj për përgatitjen shumë efektive të sistemit QuickBooks gjatë trajnimit 5-ditor në zyrat e Caritas Kosovës. Veçanërisht, vlerësimi i gjendjes aktuale të databazës së të dhënave dhe krijimi i një databaze të re në bashkëpunim edhe me ekipin tonë, beri që të kemi një qartësi në raportim.
Trajnimi ishte i personalizuar duke përfshirë shembuj praktikë dhe skenarë të veçantë për sfidat tona të përditshme të fushës së OJQve.
Ekipi ishte bashkëpunues dhe i shpejtë, dhe tregoi një nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi për t’u siguruar që ne të kuptonim çdo detaj rreth punës me QuickBooks.