Nga përvoja ime 8 vjeçare në QuickBooks 2007 mund të them se trajnimi për QuickBooks 2015 ka qenë një përvojë jashtëzakonisht e mirë, ku unë mësova të përdorë veçori të quickbooks-it të cilat nuk i kam ditur dhe përdorur më herët.
Si një ndër veçoritë më të rëndësishme mund ta përmend Planifikimin Buxhetor i cili në mënyrë fantastike bën krahasimet e të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara me ato reale.
Në veçanti, vlen të përmendet Melita Ymeraga si një trajnere e cila ligjëron edhe jashtë kornizave të planprogramit, pasi që merret me problemet e klientëve dhe nga përvoja e tyre merr shembujt më të mirë për zgjidhjen e problemeve. Metodë kjo që e bën trajnimin shumë më atraktiv dhe efikas.